E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb prej 5 ditësh 27 vjecarja, familja apel për ndihmë

Një 27 vjecare nga Korca rezulton e humbur prej ditës së mërkurë. Familjarët thonë se vajza është parë për herë të fundit në Pogradec ndërsa bëjnë apel për ndihmë për këdo që e ka parë apo ka informacion. 

KORCE- Një person rezulton i humbur dhe familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur. Bëhet fjalë për Albina Shaqollari 27 vjec e cila rezulton e humbur që prej ditës së mërkurë. Ajo është banuese e fshatit Vreshtas të Korcës dhe herën e fundit është parë në Pogradec rreth orës 14:00. 27 vjecarja ka qënë e veshur me një palë xhinse me lule, një xhup ngjyrë kafe dhe një pale shapka blu. Familjarët e Albinës luten që kush e sheh apo ka informacion rreth vendodhjes së saj të telefojnë në numrat 0693955235 ose në 2341307.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›