E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, arrestohet 24 vjecari i kërkuar për vrasje

Policia e Shkodrës ka mundur të verë në pranga 24 vjecarin, Besmir Dhampiraj i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim. 

SHKODER- Arrestohet mëngjesin e sotëm nga policia e Shkodrës, Besmir Dhampiraj, 24 vjec lindur dhe banues në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër.

Dhampiraj i shpallur në kërkim që prej një viti më parë akuzohet për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Ngjarja ka ndodhur qershorin e vitit 2008 kur në vendin e quajtur Tregu i Fruta - Perimeve në Fshatin Dobraç të Shkodrës, 24 vjecari në bashkëpunim me vëllain e tij, Ermal Dhampiraj, i arrestuar në flagrancë ditën e ngjarjes, kanë vrarë me armë zjarri Hysni Shpuzën.

Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për 24 vjecarin. Mbi Dhampiraj rëndon dhe akuza për mbajtje pa leje armësh dhe municione luftarake.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›