E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet në treg për herë të parë eurodieseli vendas

Kompania ARMO hedh për herë të parë në treg Eurodieselin vendas. Kreu i Inspektoriatit të teknikes, Ilir Kurti, ka bërë me dije se “prodhimi Eurodiesel eshte brenda standarteve të vendeve të BE”. 

TIRANE-Prodhohet për herë të parë eurodieseli shqiptar. Kompania vendase e prodhimit të naftes ARMO hedh në treg për konsumatorin naftën e cilësise europiane. Gjate nje komunikimi me mediat kreu i Inspektoriatit te Teknikës, Ilir Kurti, ka bere me dije se “Kompania ARMO po prodhon Eurodiesel shqiptar brenda standarteve të vendeve të BE”.

Kreu i Inspektoriatit te Teknikes, Kurti, siguron konsumatoret se nafta në Shqipëri, ai ajo e importit, por edhe ajo vendase janë të cilësisë së lartë dhe të certifikuara.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›