E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, përplasen 2 makina, 2 të plagosur rëndë

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, në afërsi të Niklës. Policia bën të ditur se shkak ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara. 

FUSHE-KRUJE- Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin Fushë-Krujë-Tiranë, në afërsi të Niklës. Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur rënde dy persona. Një benz me targa të Lacit i cili udhëtonte në drejtim të Tiranës, duke tentuar parakalimin është përplasur me një tjetër benz me targa të Tiranës dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Sipas policisë në vendngjarje, ka qënë shpejtësia tej normave të lejuara nga drejtuesi i mjetit me targa të Lacit, shkak i këtij aksidenti.
Të lënduarit, emrat e të cilëve nuk dihen ende, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se janë në gjëndje të rëndë për jetën.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›