E Diel, 1 Nëntor 2026

Rompuy përjashton një dalje të Greqisë nga zona euro

BRUKSEL- Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy përjashtoi sot një dalje të Greqisë apo të të gjitha vendeve në vështirësi nga zona euro, ndërkohë që financat e vendit vazhdojnë të degradohen dhe se plani i dytë i shpëtimi premtuar Greqisë ka hasur vështirësi në konkretizimin e tij.

I pyetur nga mediat vendase nëse flitet për një dalje të mundshme nga Unioni Monetar të vendeve në krizë, ai është përgjigjur pozitivisht duke konfirmuar se ''kjo do të krijonte më shumë probleme sesa zgjidhje''.

Duke konfirmuar se euro nuk ka qenë kurrë me e fortë se në këtë periudhë, zyrtari i lartë i BE theksoi se gjëja kryesore është zgjidhje e problemeve të vendeve që kanë ndjekur politikë të gabuar.

''Gjëja e parë që duhet të bëjmë është zgjidhja e problemeve të këtyre vendeve që kanë ndjekur një politikë të keqe dhe ku tashmë ka probleme'',- shtoi ai.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›