E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Sot do të jem në seancë parlamentare

Edhe një deputetë nga të zgjedhurit e votimeve të 28 qershorit do të bëhet sot pjesë e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa deputetët e Partisë Socialiste vijojnë bojkotin e tyre.

Bëhet fjalë për deputeti Shpëtim Idriz, ish-deputet i PS-së, por që tanimë ka krijuar një parti të tijën. Idrizi do ta bëjë betimin sot në Parlament, duke iu bashkuar kështu deputetëve të tjerë të maxhorancës qeverisëse. Deputeti Idrizi është drejtues i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, parti e krijuar së fundi, në të cilët është bashkuar edhe deputeti i Partisë Drejtësi dhe Integrim, Dashamir Tahiri, parti këto të komunitetit çam. Idrizi dhe Tahiri shpallën krijimin e partisë së re, që tashmë pozicionohet si forca e 4-t politike në Kuvend, pas PD-së, PS-së, LSI-së, me prioritet kryesor të programit të saj çështjen kombëtare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›