Tregu i sigurimeve vijon rritjen

Tregu i sigurimeve në vend vijon rritjen përgjatë gjithë vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, për 8-mujorin,pra deri ne muajin gusht, rezulton se volumi i tregut ka arritur në 5.9 miliardë lekë, me një rritje prej 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Segmenti i sigurimit të jetës vazhdon të jetë më dinamiku, me një rritje 37%.
Segmenti i sigurimeve të jo-jetës është rritur me vetëm 5%, dhe vazhdon të zërë rreth 88% të totalit të tregut. Sipas këtyre të dhënave rezulton se tregu i sigurimeve po e ruan rritjen kryesisht falë liberalizimit të vizave dhe rritjes së udhëtimeve jashtë vendit. Të ardhurat nga kategoria e sigurimit të sëmundjeve janë rritur me 188% dhe zënë afro 12% të totalit të të ardhurave nga primet, ndërkohë që një vit më parë zinin vetëm 4%. Kjo reflektohet në rritjen me mbi dy herë të numrit të policave të shitura. Në fund të muajit gusht, shoqëritë raportonin 891 mijë kontrata sigurimi. Rritja ka ardhë kryesisht nga sigurimi i shëndetit në udhëtim. Paralelisht, kompanitë e sigurimeve po pësojnë tkurrje të konsiderueshme të të ardhurave në segmentin e sigurimit të detyrueshëm motorrik.
Të ardhurat nga ky lloj sigurimi kanë rënë me 21%. Vlera e dëmeve të paguara për tetë muajt e parë të vitit ishte 1.44 miliardë lekë, me një rritje vjetore 11.6%. Pjesën dërrmuese të dëmeve vazhdojnë ta zënë ato që lidhen me sigurimet motorrike. Duke llogaritur sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare, kompanive u shkaktohen 83% e dëmeve nga sigurimet motorrike.