E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet të shpallet rezultati për të gjithë qarkun

27-06-2013 / Gazeta 55

Qarku Lezhë, materialet zgjedhore të KZAZ sot në KQZ

Ka përfunduar gjithçka rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme edhe në KZAZ nr. 15, në rrethin e Kurbinit. Bëhet fjalë për një zonë, ku i gjithë procesi i zgjedhjeve ka kaluar me jo pak probleme. Procesi i numërimit të votave u ndërpre fillimisht në orën 3:00 të mëngjesit të djeshëm, për shkak të lodhjes se komisionerëve, për të rinisur rreth orës 13:00. Ndërkaq pati një moment tensioni rreth mesditës në radhët e vëzhguesve, atëherë kur kishin ngelur pa u numëruar 4 kutitë e fundit që i përkisnin Mamurrasit. Kjo pas mbërritjes në këtë KZAZ të disa deputetëve të qarqeve të tjera.
Ndërhyrja e forcave të policisë, rinormalizoi situatën, ndërkohë që i gjithë procesi i numërimit të votave përfundoi rreth orës 17:00. Por, pavarësisht procesverbalit të nxjerrë nga komisioni i ZAZ, kreu i këtij komisioni bëri të ditur se të gjitha kutitë me votat dhe materialet zgjedhore do të dërgohen në KQZ, i cili pritet të shpallë rezultatin për gjithë qarkun e Lezhës, duke shpërndarë edhe mandatet zyrtarisht.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›