E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet zyrtarizimi i marrëveshjes

Nga Express më 19 shkurt 2011 në ora 13:41

Na ndajnë vetëm edhe pak orë deri atëherë kur pritet nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes së koalicionit në mes partisë fituese PDK-së dhe partive tjera që do të jenë pjesë e këtij koalicioni.

Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, ka thënë për Kosovapress se në orët e pasdites, diku rreth orës 15.00 ose 16.00 pritet nënshkrimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës.

Ai ndërkaq ka thënë se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për ndarjen e ministrive, të cilat do t’i drejtojë kjo parti.

Kosovapress ka mësuar se gjatë ditës përfaqësues të PDK-së kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e minoriteteve dhe pas këtij takimi do të mbahet edhe një takim konsultativ me mandatarin për formimin e qeverisë, Hashim Thaçi për të caktuar vendin dhe orën e nënshkrimit të marrëveshjes.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›