E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritja merr fund, lindi bebja mbretërore

Princ William dhe princesha Kate Middleton tashmë janë bërë me djalë. Mediat angleze shkruajnë se pritja ka marrë fund dhe ata janë bërë prindër të një djali të shëndetshëm. 

Princesha Kate Middleton ka sjellë në jetë një djalë, ka konfirmuar Kensigton Palace në Londër. Ai peshon 3.6 kg dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, sikurse edhe e ëma. Princi William i ka qëndruar pranë bashkëshortes në momentin e lindjes.

Zëdhënësi i spitalit ka njoftuar se shëndeti i nënës është i mirë.

Ndërkaq, mediat raportojnë për festime të shtetit për mbretin e ardhshëm./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›