E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritje zhgënjyese për Haxhinaston në Kanada

Madje, thuajse nuk ka pasur pritje me ceremoni zyrtare për të, ndryshe ngase ndodh zakonisht me personalitete të larta shtetërore që vizitojnë shtete të tjera.

Faqja kanadeze “The Globe and Mail”, shkruan se vizita e z. Haxhinasto thuajse nuk u vu re fare në Otava.

“Ndërsa kryeministri polak Donald Tusk pati një mirëseardhje të madhe gjatë vizitës së tij të hënën, ndaj përfaqësuesit të qeverisë shqiptare pati fare pak vëmendje. Asnjë simbol kuq e zi shqiptar nuk ishte vendosur në rrugën “Uellington”, përpara Parlamentit; nuk pati as takim e as shkrepje aparati me kryeministrin Stefen Harper; nuk pati asnjë udhëzim ceremonial nga Departamenti i Çështjeve me Jashtë dhe Tregtisë Ndërkombëtare”, shkruan faqja.

Por politikani shqiptar nuk ishte fort i shqetësuar për mungesën e ceremonive; ishte më i përqendruar në “çimentimin” e një marrëdhënieje frytdhënëse ndërkohë që vendi i tij po përgatitet për një anëtarësim të mundshëm në Bashkimin Evropian.

“Marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë të shkëlqyera dhe qëllimi është që kjo klimë të shndërrohet në projekte konkrete, në më shumë shkëmbime ekonomike e tregtare mes dy vendeve”, tha zëvendëskryeministri shqiptar në një intervistë, citon“The Globe and Mail”.

Gjatë vizitës së tij, z. Haxhinasto - i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm- u takua të enjten e shkuar me ministrin kanadez të Punëve të Jashtme, Xhon Baird. Të dy ministrat ranë dakord që të ecin përpara me një sërë nismash dypalëshe të cilat janë gurthemeli i marrëdhënieve ndërkombëtare moderne: një marrëveshje mbrojtjeje për investimet e huaja; një traktat që shmang taksimin e dyfishtë të individëve dhe kompanive që veprojnë në të dy vendet; një marrëveshje për sigurinë sociale që mbështet 30 000 emigrantët shqiptarë në Kanada kur ata të jenë të moshuar; shkëmbime në fushën e edukimit dhe kulturës.

Ai gjithashtu theksoi rreshtimin e Shqipërisë përkrah Kanadasë në një çështje me rëndësi parësore për qeverinë e Harperit: mbështetja për Izraelin. Por misioni kryesor i z. Haxhinasto ishte tërheqja e kapitalit të huaj, veçanërisht nga kompani me bazë në Kanada që investojnë në zbulim dhe zhvillim në vende si Afrika, Amerika e Jugut e Shqipëria. Para një grupi prej rreth 24 biznesmenësh, ai lartësoi zhvillimin ekonomik të vendit të tij, taksat e ulëta që aplikon qeveria dhe politikat e tjera që favorizojnë biznesin.

Përkundër krizës ekonomike që ka prekur disa nga partnerët e saj në tregti, siç janë Ialia dhe Greqia, Shqipëria ka vazhduar rritjen ekonomike dhe, në fakt, ka kryesuar mes vendeve të Evropës Juglindore në këtë pikë përgjatë viteve të fundit. Një arsye për këtë është thithja e investimeve të huaja në sektorin energjetik dhe minerar.

“Tirex Resources Ltd.” me bazë në Vankuver është investitori më i madh në sektorin minerar shqiptar dhe ka në plan të ndërtojë një minierë bakri në këtë vend. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Brajan Slusarçuk, thotë se “Tirex” ka investuar 35 milionë dollarë për kërkime në Shqipëri,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›