E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritshmëritë e Europës

Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar Europa u nda gjatë dy luftërave çka shkatërroi rolin e saj në politikën botërore. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar liderët vizionarë ishin në gjendje të shikonin përtej frymës së hakmarrjes dhe gradualisht ndërtuan institucionet e integrimit europian. Mendimi i një France dhe i një Gjermanie në një konflikt tjetër mes tyre sot duket i pamundur, dhe zhvillimi i Bashkimit Europian ka përmirësuar në masë të madhe atraktivitetin e Europës dhe aftësitë e saj diplomatike në nivel botëror. Për fat të keq, kjo arritje historike tani po vihet në dyshim.
Në majin e 2010, tregjet financiare humbën besimin në aftësitë e Greqisë për të menaxhuar deficitin buxhetor dhe për të shlyer borxhin e saj. Frika e një rikthimi në kohë filloi të ndikojë vendet e tjera si Portugalia e Spanja, në mesin e anëtarëve të 16-shes së eurozonës. Në përgjigje, qeveritë europiane, Banka Qendrore Europiane dhe FMN-ja kanë zhvilluar një plan emergjence prej 700 miliardë eurosh për të mbrojtur “zonën euro” dhe për të qetësuar stuhinë financiare. Nëse kjo ndërhyrje ofron një lehtësim të çastit, pasiguria në tregjet financiare vazhdon. Muajin e kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se “në qoftë se dështon euro-ja, bie jo vetëm një monedhë ... do të dështojë Europa dhe me të ideja e unitetit europian”.
Bashkimi Europian tashmë po përballet me pengesa të rënda. Integrimi tatimor është i kufizuar. Identitetet kombëtare mbeten më të forta sesa identiteti i përbashkët europian, pavarësisht nga pothuajse gjashtë dekada integrim, dhe interesat kombëtare janë ende të forta edhe pse më pak se më parë.
Zgjerimit të BE-së në 27 shtete (dhe të tjerë në pritje) do të thotë që institucionet europiane po rrezikojnë të mbeten “sui generis” dhe nuk jep mundësinë për të krijuar një Europë të fortë federale ose një shtet të vetëm. Integrimi ligjor është në rritje, dhe gjykimet e Gjykatës Europiane i kanë detyruar vendet anëtare për të ndryshuar politikat e tyre. Por integrimi midis pushtetit legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv është lënë pas dore, dhe në qoftë se Europa ka një President dhe një figurë qendrore për marrëdhëniet me jashtë, politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes janë pjesërisht të integruara.
Gjatë dekadave, Europa ka qenë e lëkundur midis optimizmit të tepërt dhe sulmeve "euro-pesimiste" si sot. Siç vuri në dukje kohët e fundit gazetari Marcus Walker, besohej që Europa do të rritej në rëndësi si një lojtar global, e mbështetur nga Traktati i Lisbonës. Përkundrazi ka filluar të duken pala humbëse në një mënyrë të re gjeopolitike e dominuar nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e reja të udhëhequra nga Kina. "Një imazh përcaktues" sipas Walker ishte takimi i dytë i 18 dhjetorit të 2009, e cila ndërmjetësoi një marrëveshje modeste në Kopenhagen - një takim i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të cilat ftuan udhëheqësit e Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut, por jo europianët. Edhe kriza financiare e kohëve të fundit ka theksuar kufijtë e integrimit tatimor në eurozonë dhe ka ngritur pyetje rreth rolit dhe të ardhmen e euros.
Cila është e ardhmja e Europës? Siç vuri në dukje revista e njohur The Economist, “Ne dëgjojmë kudo rënie relative të Europës ... Dëgjohen shifra ta zymta për rëndësinë e ardhshme të Europës dhe me disa arsye. Më 1900-n, Europa llogaritej të ishte një e katërta e popullsisë botërore. Brenda vitit 2060 do të ketë vetëm 6%, dhe pothuajse një e treta e popullsisë do të jetë mbi 65 vjeç”.
Europa po ballafaqohet me probleme serioze demografike, por madhësia e popullsisë nuk lidhet ngushtë me pushtetin, si dhe parashikimet për rënien e Europës kanë një histori të gjatë të gabimesh në parashikime. Në 80-të analistët folën për një Euro-sklerozë dhe një gjendje paralizuese, por në dekadat e mëvonshme, Europa tregoi rritje mbresëlënëse dhe një zhvillim institucional.
Qasja e BE-së për ndarjen e pushtetit, duke firmosur marrëveshje dhe zgjidhur konflikte nëpërmjet komisioneve të shumta mund të jetë frustruese, por është shumë e rëndësishme për shumë çështje në një botë të ndërlidhur dhe të ndërvarur. Siç thotë Mark Leonard, drejtor i Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë: “Ideja e zakonshme është se ora e Europës ka ardhur dhe kaluar. Mungesa e saj e vizionit, ndarjet, makthi me kuadrin ligjor, mungesa e dëshirës për të hartuar një fuqi ushtarake dhe pasja e një ekonomie sklerotike janë në kundërshtim me Shtetet e Bashkuara më dominuese se Roma...Por problemi nuk është Europa, është të kuptuarit tonë arkaik të pushtetit”. Politologu amerikan Andrew Moravcsik gjithashtu argumenton se kombet europiane, individualisht dhe kolektivisht, janë të vetmet shtete, përveç SHBA-ve, që mund të "ushtrojë një ndikim global që përfshin nga mjetet e detyrimit deri në një ofensivë diplomatike. Aq sa mban kuptimin termi, bota është e dy-polare dhe ka të ngjarë të mbetet e tillë për të ardhmen”. Moravcsik argumenton se prognoza pesimiste është e bazuar në një vizion realist të shekullit të nëntëmbëdhjetë sipas të cilës “pushteti është i lidhur me pjesën relative të burimeve globale, dhe kombet janë të angazhuara në një rivalitet të vazhdueshëm pa kosto”. Për më tepër, siç tregon ai, Europa është ushtria e dytë më të fuqishme në botë, me 21% të shpenzimeve totale ushtarake, në krahasim me 5% për Kinën, 3% për Rusinë, 2% për në Indi, dhe 1,5% për Brazilin.
Dhjetëra mijëra trupa të vendeve anëtare të BE-së janë të vendosura jashtë vendeve të tyre të origjinës, në Sierra Leone, Kongo, Bregu i Fildishtë, çad, Liban dhe Afganistan. Në kushtet e pushtetit ekonomik, Europa ka tregun më të madh në botë, duke përfaqësuar kështu 17% të tregtisë botërore, në krahasim me 12% të Shteteve të Bashkuara. Europa gjithashtu shpërndan edhe gjysmën e ndihmën së huaj në botë, krahasuar me 20% të Shteteve të Bashkuara.
Por e gjithë kjo forcë potenciale mund të jetë e padobishme nëse europianët nuk zgjidhin problemet imediate që vjen nga humbja e besimit në tregjet financiare kundrejt euros. Të gjithë ata që e admirojnë eksperiment Europian duhet të shpresojmë se do të kenë sukses.

*Profesor në Harvard University (project-syndicate.com)

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›