E Diel, 1 Nëntor 2026

Rokada në gjyqësor

Ende pa i bërë gjashtë muaj në detyrën e re, gjyqtares në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti për krime të rënda, Elmaze Fazliu dhe gjyqtarit Nexhmedin Sejdiu, i është ndërruar vendi i punës.

Që të dy tani do të punojnë në Divizionin Penal dhe jo në Departamentin e Krimeve të Rënda. Kjo është bërë me vendim të kreut të Gjykatës Themelore.

Indeksonline ka kontaktuar me Kryetarin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, i cili ka deklaruar se ndërrimi i vendeve të punës është bërë për të mirën e gjykatës.

“Është vlerësuar se gjyqtarja Elmaze Fazliu dhe gjyqtari Nexhmedin Sejdiu mund të kontribuojnë më shumë në Departamentin e përgjithshëm-Divizioni penal në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, prandaj të njëjtit janë caktuar në këtë Departament”, ka thënë kryetari Ibrahimi.

Ai tha se është në kompetencë të kryetarit të gjykatës të vendos për caktimin e gjyqtarëve në departamente./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›