E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëndetëset nga Rusia

Historia

Referuar botimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, ishte nëntori i vitit 1957, kur Shqipëria regjistroi brigadën e parë të nëndetëseve, në Durrës. Detyrën e komandantit të nëndetëses së parë e mori Dashamir Ohri, të nëndetëses së dytë Muharrem Lulolli dhe respektivisht të dy të tjerave Spiro Kote e Shyqyri çukaj.

Një muaj pas krijimit të brigadës u nisën për t’u kualifikuar jashtë shtetit të gjithë specialistët dhe kuadrot. Trajnimi që zgjati rreth pesë muaj, u bë në Akademinë e Specialiteteve të Nënujsave në qytetin e Sevastopolit të Krimesë, në Detin e Zi.

Ishte viti 1958, kur pala shqiptare ndërmori misionin për kalimin e nëndetëseve nga Kaleningradi, port ushtarak ky në Detin Baltik, për në Gjirin e Vlorës. Lundrimi vijoi nëpër ngushticat e Kategave dhe Skategave të Danimarkës, në Detin e Veriut, nëpër Lamansh, në Gjirin e Biskajës, dhe, pas pesë ditësh lundrimi në Detin Mesdhe, më 25 gusht 1958, mbërritën në Pashaliman. Më 17 shtator 1958, është dita kur në nëndetëset luftarake u ngrit flamuri shqiptar. Më vonë erdhën nga Rusia dhe 8 nëndetëse, por që u rimorën pas konfliktit me Moskën.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›