Privatizimet, procedura e re për shitjen e pronës shtetërore
24/02/2010 Investitorët do të gjejnë në internet të gjitha të dhënat, përfshi edhe foto të objekteve
Të gjithë investitorët e huaj apo edhe ata shqiptarë do të futen në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve apo objekteve shtetërore do të mund të marrin informacion nëpërmjet internetit. Duke pasur parasysh se viti 2010 do të jetë viti i privatizimeve, me urdhër të Kryeministrit është ngritur një grup pune, i cili po bën rivlerësimin e të gjitha aseteve që parashikohet të hyjnë në këtë proces. Krahas kësaj pune është vendosur edhe procedura se si do të njihen investitorët me kompanitë dhe objektet që do të futen në privatizim. Kështu, sipas kësaj procedure, të gjitha materialet për këto kompani do të hidhen në faqen e Ministrisë së Ekonomisë, ku do të jenë të hapura për publikun. Për objektet shtetërore përveç të dhënave bazë që kanë të bëjnë me vendndodhjen, çmimin apo sipërfaqen do të ketë edhe disa fotografi që do të mund t’u krijojnë personave të interesuar idenë e qartë për këtë ndërtim si dhe vlerën e tij. Për sa i përket ndërmarrjeve shtetërore do të ketë të dhëna më të detajuara që kanë të bëjnë me numrin e punonjësve, bilancin e tyre apo dhe me fitimet që kanë pasur në vite. Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, gjatë këtij viti qeveria do të nxjerrë në shitje edhe 24 për qind të aksioneve shtetërore të mbetura në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, 25 për qind të aksioneve të Albtelekomit si dhe të 15 për qind të aksioneve në kompaninë ARMO. Ndërkohë një ndër objektivat kryesor për këtë vit do të vazhdojë të mbetet privatizimi i kompanisë së sigurimeve INSIG. Tashmë qeveria shqiptare e ka vendosur si objektiv kryesor realizimin e privatizimeve të të gjitha aksioneve shtetërore dhe pritet që brenda tremujorit të parë të fillojë ky proces. Me anë të kësaj strategjie qeveria shqiptare do të heqë dorë nga këto kompani dhe vëmendja e saj do të përqendrohet në vënien në efiçencë të sektorëve të tjerë siç janë hekurudhat apo edhe sektorët e shërbimeve. Nga ana tjetër të ardhurat që do të përfitohen prej këtij procesi mendohet të kalojnë për investimet publike dhe kryesisht për infrastrukturën. Gjithashtu pritet që një pjesë e këtyre parave të kalojnë për fondin e kompensimit financiar të subjekteve të shpronësuara, i cili pritet të pësojë sërish rritje në vitin e ardhshëm.
Procesi
Qeveria shqiptare do të privatizojë të gjitha asetet shtetërore, duke përjashtuar vetëm digat, shkollat dhe spitalet. Ka qenë vetë Kryeministri Sali Berisha, i cili ka bërë të ditur se viti 2010 do të jetë viti ku qeveria shqiptare do të kalojë në duart e investitorëve privatë pjesën e mbetur të aseteve shtetërore. Duke e cilësuar vitin e kaluar si tepër të suksesshëm në procesin e privatizimit të të ashtuquajturave sipërmarrje strategjike, Kryeministri Berisha kërkoi që të kompletohet procesi i privatizimin e të gjitha pasurive publike, duke synuar rritjen në një nivel të ri të menaxhimit të aseteve në Shqipëri.