Privatizimi, familjet ne Tirane që përfitojnë banesa shtetërore
Botohen emrat e kryeqytetasve, që u miratuan nga Këshilli Bashkiak. Prej 10 vitesh apartamentet figuronin pronë shtetërore, edhe pse vlera ishte shlyer
Emanuela Sako
Familjarët kryeqytetas, që prej vitesh janë kthyer në banorë të banesave shtetërore dhe që kanë aplikuar për privatizimin e tyre, tashmë do të përfundojnë procedurat. Këshilli Bashkiak, në mbledhjen e tij të fundit, vendosi që 56 familjet aplikuese të përfundojnë procedurat e privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit. Në këto banesa përfshihen të gjitha banesat dhe objektet që janë kthyer në banesa me fondet e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore. Të gjithë qytetarët që jetojnë në këto apartamente aktualisht e kanë shlyer vlerën e apartamenteve, tashmë mbetet vetëm regjistrimi dhe kthimi i banesave në pronësi të tyre. Pas përfundimit të regjistrimit, sipas procedurave të përcaktuara në ligj, asnjë prej 56 familjeve nuk do të ketë probleme me shtetin dhe prona do të jetë e tyre.
Kategoritë
Në këto kategori përfshihen të gjithë ata qytetarë që kanë parashtruar çështjen për zgjidhjen e problemit, pasi kanë kryer të gjitha procedurat e apartamenteve të tyre. Por, këta qytetarë nuk kanë hartuar përpara noterit publik kontratën e shitblerjes. Ndërkohë që qytetarët kanë shlyer vlerën e apartamenteve dhe jetojnë në to prej më shumë se 10 vjetësh, ndërsa ligjërisht apartamentet figurojnë pronë shtetërore. Në zbatim të Ligjit Nr. 7652, datë 23.10.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”, kjo kategori qytetarësh duhet të kishte nënshkruar kontratat e shitblerjes së apartamenteve me përfaqësuesin e Ndërmarrjes Komunale Banesa (Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit Tiranë), përpara noterit publik. Kjo duhej të bëhej në mënyrë që të vijonte procesi i regjistrimit pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Me daljen e një dekreti të ri kompetencat për privatizimin e banesave shtetërore i kaluan Këshillave të Bashkive dhe Komunave. Në bazë të këtij dekreti, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka shqyrtuar rastet e qytetarëve që duan të përfitojnë privatizimin e apartamenteve të tyre.
Apartamentet
Ndërkohë që prej kohësh qytetarët kanë dorëzuar dokumentacionin për privatizim banese të njehsuar me origjinalin pranë Drejtorisë së Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social, në Bashkinë e Tiranës. Banesat ku do të bëhet privatizimi ndodhen të shpërndara në disa zona të kryeqytetit, aty ku ka pasur objekte shtetërore kohë më parë. Tashmë qytetarëve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të përfundojnë procedurat dhe të kthehen në pronar të apartamenteve të tyre me të drejta të plota. Historia e tyre 10-vjeçare duket se do të marrë fund për pak kohë, deri në përfundim të regjistrimit përfundimtar të pronës së tyre. Këshilli Bashkiak i kryeqytetit diskutoi dhe i dha zgjidhje edhe problemit të bonusit të qirasë, pasi 28 familjet përfituese nuk kanë marrë ende shumën në lekë. Për këtë kategori, në vendim u shtua fjala “në vazhdimësi”, që do të thotë se shuma në lekë nuk do të merrej në afatin e fundit në muajin dhjetor, por do të vazhdojë të merret edhe në muajt në vijim. Po kështu, në Këshill u dha edhe miratimi i marrëveshjes së nënhuas ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Financave për kredinë e marrë nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB) për projektin “Ndërtimi i banesave për qëllim social”. Anëtarët diskutuan edhe për detajimin e programeve të investimeve, si dhe të fondit rezervë në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2008”. Po kështu, një tjetër çështje e rëndësishme që gjeti miratim ishte edhe dhënia e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës Madhërisë së tij, Emirit të Kuvajtit, Sheik Sabah Al Ahmad Al Jabar Al Sabah, si dhe për vendosjen e gjobave për shkeljet e kryera nga shoqëritë e ndërtimit.
Lista e emrave
Bilal Ramaliu
Skënder Jaçe
Donika Rasi
Shahe Frengu
Qemal Gurabardhi
Sulejman Vata
Isuf Tahiri
Muso Sejko
Petrit Miluka
Rudolf Gjordeni
Hasan Bija
Gjyla Mulosmani
Zina Ujka
Donika Shimo
Lahe Draçi
Fatmir Begolli
Ali Bushi
Demir Aga
Lulzim Karaj
Themistokli Zogaj
Çerçiz Topulli
Tonin Priska
Nikolla Dhano
Edmond Hicka
Arben Ilia
Meteli Vladi
Ballem Xhezairaj
Haki Hasa
Lumturi Pupa
Shpëtim Ocelli
Ilir Çela
Feruze Nelku
Bajram Thaçi
Osman Herri
Luan Malaj
Nidojan Lalzi
Kajmak Halilaj
Ibrahim Gjura
Bashkim Guhaçaj
Ylli Zaimi
Naim Vathi
Leonard Foto
Pirro Kita
Zonja Kurushi (Kostandini)
Agron Dhepa
Festim Rrapaj
Lumturi Luga
Taqo Mullxhi
Thanas Qerana
Abdyl Shehaj
Kamer Kerxhali
Lorenc Goria
Gëzim Cenollari
Mustafa Saja
Abdulla Sinani
Bujar Çullghaj
14 Prill 2008