E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i ARMO-s, 85% e aksioneve

Autori i Lajmit: red.
128,750,000 euro është çmimi i shitjes së 85 % të aksioneve të ARMO sh.a. Konsorciumi i ka paraqitur Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës një garanci kontrate prej 20% të çmimit. Në bazë të kontratës, e cila është miratuar dje në parlament, tri shoqëritë anëtare të konsorciumit janë përgjegjëse për pagesën e çmimit të blerjes, zbatimin e Biznes-Planit si dhe plotësimin e të gjitha garancive të tjera të shitësit.

Projektligji “Për miratimin e kontratës së shitjes së 85 % të aksioneve të ARMO sha, ndërmjet ministrisë së Ekonomisë dhe blerësit Amra OIL sh.a dhe konsorciumit Refineri Associates of Teksas Anika Enterprises SA, Mercuria Energy Group Limited" është miratuar dje në nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave i cili paraqiti raportin bashkëshoqërues të këtij projektligji, sipas të cilit, 85 % e aksioneve shtetërore të kompanisë së tregtimit dhe përpunimit të naftës ARMO, i kanë kaluar konsorciumit të përbërë nga tri shoqëri: "Anika Enterprises SA"& "Mercuria Energy Group Limited"&"Refinery Associates of Texas, INC". Zbatimi i biznes-planit, është një detyrim kontraktual dhe është parashikuar ,që blerësit e ARMO-s të mos shesin aksionet e saj pa marrë më parë, miratimin e METE-s për një periudhë e pakta 5-vjeçare.
Po ashtu, blerësi ka garantuar respektimin e Biznes-Planit të dorëzuar në tender dhe investimin e një shume prej 240 milionë dollarë gjatë 5 viteve.Qeveria nga ana e saj, i ka kushtuar vëmendje të posaçme përmirësimit të kushteve të mjedisit dhe mbrojtjes së tij, dhe për këtë qëllim, kontrata parashikon investimin e 50 milionëve për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit në tre vitet e para.
Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës përfiton 100 % të dividentit nga ARMO deri në ditën e bërjes efektive të kontratës. Tenderi për blerjen e 855 të aksioneve të ARMO-s, u zhvillua në datën 21 maj 2008, ku paraqitën ofertat e tyre 4 kompani të huaja: konsorciumi amerikan "Rafineri Asociated Anica Texas", ""Petrofac Energy Development Corp", Grupi "Penta Investment Group" dhe Grupi "Vitol Us Balkan Funds Euroil", ndërsa nuk u pranua të marrë pjesë për shkak të mosrespektimit të plotë të procedurave të privatizimit, grupi "Coymas Resorces".
Ofertat e paraqitura e tejkaluan mbi 2 herë edhe vlerën më optimale të dhënë nga kompania amerikane e konsulencës së privatizimit të ARMO-s, "Pattom Boggs" si dhe tejkaluan dukshëm vlerën e aseteve të ARMO-s, çka i dha kompanisë një vlerë tregtare shumë herë më të lartë.
Konsulenca për privatizimin e kompanisë ARMO, u bë nga kompania amerikane "Pattom Boggs". Në vlerësimin e ofertave, sipas ligjit, oferta financiare për të blerë 85% të aksioneve zë 75% të pikëve, ndërsa 25% e zuri vlerësimi teknik.

Ky lajm është publikuar: 11/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›