E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i HEC-ve, Rama: Po vidhen pasuritë strategjike

Kreu socialist theksoi se pushteti aktual po e fut Shqipërinë në një qorrsokak. Rama shtoi se qeveria vodhi zgjedhjet për të vjedhur pasuritë strategjike të shqiptarëve.

“Këto privatizime do t’i sprapsim menjëherë sapo të vijmë në qeveri. Dhe kjo ditë është shumë afër, ndryshe ngase mund të mendojnë matrapazët e kësaj qeverie. Është një goditje barbare përpjekja për të privatizuar këto 5 pasuri të rëndësishme të shqiptarëve”, theksoi Rama.

Privatizimin e HEC-ve e cilësoi si një akt kriminal dhe politik që do të dëmtojë ekonominë e vendit. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-01 13:18
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›