E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Endeavour” ulet për herë të fundit në Tokë

“Endeavour” u ul gjatë natës në Qendrën Hapsinore Kenedi pas një udhëtimi të suksesshëm në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

“Ulja juaj përfundon një trashëgimi të gjallë për këtë mjet mahnitës që do të mbahet mend gjatë. Mirë se u ktheve në shtëpi ‘Endeavour’”, theksoi misioni i kontrollit teksa anija po ndalej në Qendrën Hapësinore Kenedi në Florida.

Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA, po nxjerr në pension flotën e saj të anijeve kozmike dhe “Endeavour”tani do të përgatitet për shfaqje publike në një muze të shkencës në Los Angeles.
Vetëm anija kozmike “Atlantis” ka për të bërë akoma edhe një udhëtim final.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-01 12:10
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›