Bakteri vrasës, Spanja “kërcënon” Gjermaninë

Autoritetet shëndetësore të qytetit të Hamburgut kanë pranuar se testi i pjesshëm i kryer gjer në këto çaste, ka përjashtuar prodhimet spanjolle si burim të shpërndarjes së bakterit “E.coli”, në veri të Gjermanisë.
“Bakteri nuk e ka burimin në Spanjë”, është shprehur sot për radion spanjolle “Cadena Ser”, ministri i Brendshëm spanjoll, Alfredo Perez Rubalcaba. “Në çastin kur e vërteta të dalë në shesh, mbetet vetëm të ndreqen dëmet e shkaktuara, kjo është e rëndësishme”, shtoi Rubacalba.
Prodhuesit spanjollë të frutave dhe perimeve kanë dhënë dje alarmin për uljen drastike të shitjeve të tyre, për shkak të psikozës që ka kapluar Bashkimin Evropian në lidhje me rrezikun vdekjeprurës të perimeve spanjolle. “Nuk përjashtojmë mundësinë që ta ndjekim problemin në rrugë ligjore, kundër autoriteteve zyrtare që kanë vënë në dyshim cilësinë e prodhimeve tona. “Ka shumë gjasa që të ndërmarrim një veprimtari të tillë kundër autoriteteve zyrtare të Hamburgut”, tha Rubacalba. /Start/
2011-06-01 14:16