E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan Liberalizimi i vizave brenda vitit

Kreu i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen Juglindore Eduard Kukan u shpreh dje se ka nje vullnet pozitiv te Parlamentit Europian dhe komisionit per tu mundesuar shqiptareve qarkullimin e lire brenda ketij viti.

Kjo deklarate vjen nga perfaqesuesi i rendesishem i PE-se pak dite perpara se Parlamenti te votoje raportin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen.

Po mendoj se eshte koha qe kjo ceshtje te zgjidhet. Ne ne Parlament po bejme cdo gje qe mundemi per ti ndihmuar keto dy vende Shqiperine dhe Bosnjen. Sipas te dhenave te mia te fundit procesi i liberalizmit te vizave per to eshte ne rruge te mbare theksoi Kukan.

Sipas tij eshte e rendesishme qe nga ana e perfaqesuesve te PE-se ka nje vullnet per te miratuar liberalizimin.

Ndonese perfaqesuesi i PE-se per Europen Juglindoren theksoi se liberalizimi pritej te ndodhte brenda ketij viti Kukan nuk dha nje date te sakte se kur shqiptaret do te mund te udhetojne te lire pa viza drejt vendeve te Bashkimit Europian.

Ka vertet vullnet te forte politik ne Parlamentin Europian vullnet te cilin ne do ta perdorim ne debatet ne komision. Te japesh data konkrete mundet por besoj se vendimi do te merret kete vit theksoi Eduard Kukan ne fjalen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›