E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i INSIG-ut qeveria vendos te rivleresoje asetet e kompanise

Qeveria vendos të rivlerësojë asetet e kompanisë së sigurimeve INSIG përpara se ta nxjerrë sërish në treg për shitje.

Drejtuesit e Ministrisë së Financave kanë sjellë për miratim në Komisionin parlamentar të Ekonomisë disa ndryshime në ligjin për privatizimin e INSIG-ut. Këto ndërhyrje do të rimodelojnë vlerën e kompanisë shtetërore me qëllim që ajo të paraqesë sa më tepër interes për investitorët e huaj.

Të pranishëm në seancën e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, përfaqësues të minsitrisë Financave pranuan se procesi është bllokuar që prej disa vitesh dhe amendimi I ligjit për shitjen e kompanisë , shtrohet aktualisht si I nevojshëm

Historia e privaizimit të INSIG-ut ka nisur që në Janar të vitit 2007.

Fillimisht, qeveria shqiptare kishte rreth 61 për qind të aksioneve të INSIG-ut, ndërsa dy institucionet ndërkombëtare, IFC dhe BERZH, përkatësisht nga 19.5 për qind secila.

Meqenëse BERZH dhe IFC ekzekutuan të drejtën e rishitjes së aksioneve, e cila skadonte në fund të vitit 2008, tashmë INSIG zotërohet 100 për qind nga shteti shqiptar.

Sipas formulës së privatizimit, e gjitha paketa e aksioneve do t’i ofrohet investitorit, ku gara është e hapur si për kompanitë e huaja, ashtu edhe ato shqiptare.

Deri tani, qeveria shqiptare ka qenë në pritje të një investitori bindës, për privatizimin e kësaj kompanie me rëndësi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›