Të dhënat, shitjet në dyqane kanë rënë ndjeshëm

Dyqane bosh te pashitura ne Tirane
Instituti i Statistikave ka pranuar se volumi i shitjeve me pakicë në Shqipëri ka rënë ndjeshëm. Shifrat e ofruara për shitjen në dyqane tregojnë se tremujori i parë i këtij viti ka shënuar ulje me 5.9 përqind në krahasim me një vit më përpara, kurse me tremujorin paraardhës rënia është plot 12.9 përqind.