Privatizimi i OSSH, firmoset kontrata me kompaninë çeke "CEZ"
Qeveria shqiptare nënshkroi sot me kompaninë ceke CEZ kontratën e
privatizimit të 76 përqind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të
Shpërndarjes së energjisë elektrike. Një privatizim i konsideruar i
suksesshëm nga qeveria, por i kritikuar nga opozita sipas së cilës
qeveria ka ndryshuar disa nga kriteret e kontratës duke bërë kështu
sipas saj uljen e vlerës së shitjes. Por nga ministria e Financave këto
akuza janë cilësuar të pavërteta.