Cmimi 19% me i ulet ne 2009
Cmimet e telefonise celulare pritet te pesojne nje ulje prej 14-19 per qind ne vitin e ardhshem. Shifra doli gjate debateve te zhvilluara dje ne Komisionin e Veprimtarive prodhuese, ku diskutohej shkarkimi i bordit drejtues te Entit Rregullator te Telekomunikacioneve dhe kreut Hydajet Kopani. Ky i fundit, gjate mbrojtjes para komisionit per kerkesen e qeverise per shkarkim, u shpreh se ERT ka punuar dhe nga nje studim i kryer, ne vitin 2009, pritet te kete ulje deri ne masen 19 per qind te cmimeve te telefonise celulare. "Ministri Sokol Olldashi eshte i pasakte kur thote se ne si institucion nuk kemi bere asgje per uljen e cmimeve te telefonise mobile. Ne pergatitem metodologjine e cmimeve ne kohe rekord, por, per t'u ulur ato eshte e nevojshme te hyje operatori i trete ne treg", u mbrojt Kopani para komisionit. Por, sipas ministrit Olldashi, fajin per lejimin e cmimeve te larta qe Shqiperi e ka vetem ERT, ndaj shkarkimi eshte i nevojshem. "Ju e pranuat dhe vete se cmimet qe shqiptaret paguajne jane me te lartat ne treg se Evropa. Ju deshtuat ne mbrojtjen e konsumatorit, nuk bete asnje gje, po lejuat kompanite te vazhdojne me cmime te tilla", akuzoi Olldashi. Me gjithe akuzat e ngritura, asnje nga perfaqesuesit e ERT-se nuk pranoi qe te jete faji i ketij institucioni per cmimet e larta te telefonise celulare ne vend. Duke e kaluar topin tek ekzekutivi, ato deklaruan se ministria ka pasur mundesi te nderhyje, duke vene ne pune operatorin e trete "Eagle Mobile", rritur konkurrencen e per pasoje cmimet do te uleshin. "Nuk e prisnim nje shkarkim te tille ne bllok te te gjithe bordit drejtues te ERT-se", tha Kopani. Me gjithe kundershtimin qe kishte me ministrin Olldashi ne komision, ai nuk iu pergjigj asnje pyetjeje te deputeteve te opozites, nese ka pas apo jo presione nga qeveria. Por i shmangu te gjitha. Pas degjimit te bordit drejtues te ERT-se, komisioni do te hartoje nje raport vleresimi per kerkesen e bere nga qeveria per shkarkim. Raporti do te votohet ne seance plenare, e cila perfundimisht do te vendose largimin apo jo te anetareve te ERT-se. Procedura kerkon rreth nje muaj kohe. R.Rapushi