Privatizimi i oborreve në përdorim, ndryshon ligji
Mosmarrëveshjet e lindura gjatë procesit të privatizimit të oborreve në përdorim, për shkak të pranisë së ndërtimeve pa leje e kanë detyruar qeverinë të ndërhyjë në ligjin për kalimin e tyre në pronësi të përdoruesve.
Përmes një vendimi të djeshëm qeveria autorizon Agjencinë e Kthimit e Kompensimit të Pronave për mospranimin e kërkesave për legalizimin e ndërtimeve pa leje të pranishme nëpër këto sipërfaqe. Vendimi autorizon punonjësit e Agjencisë së Kthimit e të Kompensimit të Pronave të verifikojnë në terren praninë e ndërtimeve informale, të cilave u mohohet automatikisht
e drejta e legalizimit.
Nëse gjatë inspektimit në terren rezulton se brenda, apo në lidhje funksionale me sipërfaqen e oborrit në përdorim gjenden vetëm ndërtime informale, AKKP-ja procedon menjëherë me mospranimin e kërkesës për tjetërsim, duke njoftuar kërkuesin me vendim të arsyetuar me shkrim. "Kërkesat e paraqitura përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, për të cilat ende nuk është dhënë vendim nga AKKP-ja, vazhdojnë të shqyrtohen sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim", shkruhet në dokumentin qeveritar
lidhur me kërkesat për legalizim të paraqitura deri para daljes së vendimit.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)