Qeveria, norma të reja për karburantet
Përmes një vendimi të djeshëm qeveria ka përcaktuar norma strikte të përmbajtjes së squfurit në karburantet për përdorim termik, civil e industrial, si dhe për përdorim në mjetet e transportit ujor. Lëndët djegëse të lëngëta të mesme të rënda (gas oil), mund të përdoren për makineritë lëvizëse jorrugore dhe për traktorët e makineritë e tjera bujqësore, me kusht që përmbajtja e squfurit të jetë më e vogël se 0,1%.
Përmbajtja e squfurit në lëndët djegëse të lëngëta të rënda pas datës 31 dhjetor 2013 nuk duhet të kalojë 3% ndaj masës, ndërkohë që pas datës 31 dhjetor 2014 nuk duhet të kalojë 1% ndaj masës.
PËRMBAJTJA E SQUFURIT
Vendimi përcakton se në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke filluar nga data 31 dhjetor 2012 do të lejohet si lëndë djegëse për përdorim termik, civil e industrial, vetëm tregtimi i lëndëve vajguri; lëndë djegëse të lëngëta, fraksione të mesme; gazoil me një përmbajtje squfuri më tepër se 0.001% ndaj masës, por jo më tepër se 0.002% ndaj masës; gazoil me një përmbajtje squfuri më tepërse 0.002% ndaj masës, por jo më tepër se 0.1% ndaj masës; ose gazoil me përmbajtje squfuri më tepër se 0,1% ndaj masës,
por jo më tepër se 1%) ndaj masës, që plotëson kërkesat e standardit shqiptar. Në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke filluar nga data 31 dhjetor 2012 do të lejohet, për qëllim përdorimi në mjete të transportit ujor (detar, lumor ose liqenor), vetëm tregtimi i lëndëve djegëse të lëngëta marinë (marine fuel), që plotësojnë kërkesat e standardit shqiptar SSH ISO 8217 ose të standardeve të tjera, të barasvlershme me të, me përjashtim të kushtit për përmbajtjen e squfurit sipas përcaktimeve të reja ligjore.
STANDARDET
Qeveria i argumenton ndryshimet në ligj me përshtatjen e standardeve ndërkombëtare në fushën e hidrokarbureve si dhe me kushtet që duhen respektuar në kuadrin e mbrojtjes së mjedisit. Nëse si rezultat i një ndryshimi të papritur, në furnizimin e vendit me naftë të papërpunuar, produkte të naftës dhe hidrokarbure të tjera (ndërprerje e tregut), bëhet e vështirë, për të aplikuar kufizime për përmbajtjen maksimale të squfurit, ministria përgjegjëse për hidrokarburet, pas marrjes së miratimit prej Këshillit të Ministrave, të shprehur nëpërmjet vendimit përkatës, për këtë situatë do të informojë Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, në Vjenë, për procedim të mëtejshëm.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)