E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Privatizimi i pronave të ushtrisë,transparent”



Ministria e Mbrojtjes reagon sërish pas akuzave të PS-së, lidhur me procesin e privatizimit të trojeve të ushtrisë. Këshilltarja për mediat e kësaj ministrie, Brikena Arapaj tha se "Ministria e Mbrojtjes nuk shet, ajo i ka përcjellë Ministrisë së Ekonomisë, prona të cilat prej kohësh nuk përdoren nga Forcat e Armatosura, dhe që përveçse nuk janë efektive, rëndojnë në shpenzimet e këtyre forcave. çmimet për këto prona nuk përcaktohen nga ne, por në bazë të ligjit dhe këto prona të tepërta janë të publikuara". Sipas saj, "këto prona, të cilat janë administruar nga Ministria e Mbrojtjes për një ushtri prej 110 mijë njerëzish, madje që së bashku me rezervistët shkonte deri në 300-400 mijë njerëz, dhe kur sot kemi më pak se 10% të tyre, ne këto prona po ia rikthejmë tregut. Në këtë kontekst, ne ftojmë qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë e këtij procesi, i cili është tërësisht transparent".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›