Meta merr pjesë në mbledhjen e OSBE
Zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta do të marrë pjesë në takimin informal të Këshillit të Ministrave të OSBE-së. Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të OSBE-së do të diskutojnë në Almati rreth sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballet siguria Euro-Atlantike dhe Euro-Aziatike, rolit të OSBE-së në parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve, dhe përmirësimit të instrumenteve të saj në këtë fushë. "Gjatë punimeve të Këshillit Ministerial, z. Meta do të mbajë një fjalë rreth vizionit të Shqipërisë mbi rolin e OSBE-së në sigurinë e kontinentit Europian, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, si dhe do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologë të tij", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.