Dhjetë të rinjtë që shkëlqyen në Botëror
Kampionati Botëror 2010 do të mbahet mend për shkëlqimin e Spanjës, zhvillimin e parakohshëm të Gjermanisë dhe vendosmërinë e Uruguait, por ai do të kujtohet edhe për perfomancën e madhe të disa prej lojtarëve të rinj në kompeticion. I udhëhequr nga Gjermania, që kishte në gjirin e saj pesë lojtarë nën moshën 23 vjeç, kjo Kupë Bote ofroi cilësinë e talenteve të rinj nga të gjithë anët e globit. Impakti i tyre ishte i dukshëm në lojën që prodhuan, por ata ndihmuan ekipet në ecurinë e tyre, duke dëshmuar se mund të shndërrohen në yje të vërtetë në Botërorin e vitit 2014, që do të zhvillohet në Brazil. Në fakt, ka pasur disa yje që kanë shkëlqyer si 24-vjeçari i Japonisë, Keisuke Honda, apo portieri i Gjermanisë, Manuel Nojer, por “Fox Sports” ka hartuar një listë prej 10 lojtarësh më të mirë e që lanë më shumë gjurmë e që janë nën moshën 23 vjeç.
1 Tomas Myler
20 vjeç, Gjermani
Kur ju fitoni “Këpucën e artë” në Kupën e Botës, kur jeni vetëm 20 vjeç, çfarë mund të thuash më shumë. Energjia e tij, krijimtaria dhe aftësia për të mbuluar sipërfaqe të mëdha në fushë ndihmoi t’i jepte Gjermanisë disa paraqitje të shkëlqyera në ndeshjet e mëdha të saj kundër Anglisë dhe Argjentinës, dhe nuk ishte surprizë që Gjermania humbi kur Myler mungoi. Nga një lojtar i panjohur një vit më parë, te një lojtar kyç i Bajernit të Munihut, ndërsa tani për të interesohen klubet më të mëdha të Europës. Një lojtar i pastër race.
2 Luis Suarez
23 vjeç, Uruguai
Ai mund të kujtohet për prekjen e famshme me dorë kur i mohoi Ganës kualifikimin historik në gjysmëfinale, por sulmuesi uruguaian dëshmoi se ai është një nga lojtarët me prodhimtarë. Sulmuesi që shënoi më shumë gola në Europë me Ajaksin sezonin e kaluar, formoi një dyshe të frikshme me Diego Forlanin. Ajaksi është gati t’i ofrojë rritjen e rrogës, por Mançester Junaitid është i lidhur për t’i ofruar një vend te skuadra e “djave të kuq”. Suarez ishte një nga lojtarët e rëndësishëm në suksesin e vendit të katërt të Uruguait.
3 Mesut Ozil
21 vjeç, Gjermani
Forcë krijuese në mesin e sulmeve të rrezikshme gjermane, Ozil ishte një nga lojtarët më argëtues që u panë në këtë Kampionat Botëror. Ai rrëshqiste ëmbël me topin dhe kishte vizionin e një prej lojtarëve krijues më të mirë në botë. Aktualisht luanë në radhët e klubit gjerman të Verder Bremenit, por me vëmendjen që ai tërhoqi pa dyshim që do të luajë në radhët e ekipeve më të mëdha në botë, teksa për të interesohen si Arsenali në Angli, Interi në Itali dhe Real Madrid në Spanjë. I takon turko-gjermanit të zgjedhë të ardhmen e tij.
4 Aleksi Sançez
21 vjeç, Kili
Një nga lojtarët më dinamike në fazën e grupeve, shpejtësia e Sançezit dhe gatishmëria e tij në dyluftimet me mbrojtësit e bënë atë një favorit të shumë fansave. Agresiviteti i tij, gjendja e mirë fizike brenda skuadrës kiliane, që nuk mund të luante ndryshe vetëm më pasime të shpejta dhe me marsh të plotë. Aktualisht në librin e lojtarëve të klubit italian të Udinezes, Sançez luajti mjaftueshëm për të fituar të drejtën për t’u transferuar në një klub të madh. Mançester Junaitid ka shprehur interesimin e tij për kilianin.
5 Xhovani dos Santos
21 vjeç, Meksikë
Ata që kanë parë Dos Santosin duke terrorizuar ekipin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara në kualifikueset e Kupës së Botës, nuk mbetën të mahnitur duke parë punën e tij magjike në Botërorin afrikan. Shpejtësia e tij, lëvizshmëria dhe nuhatja për gol e bëri atë një rrezik të përhershëm në fushën e lojës, dhe performanca e tij mund të çojë larg Totenhemit, pasi ky i fundit e huazoi te klubi turk Gallatasaraj, edhe pse meksikani ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Angli te Totenhemi Spurs. Thjesht, i lindur për te qenë një futbollist.
6 Majkëll Bredli
22 vjeç, SHBA
Është e pakundërshtueshme se ai ishte një ndër lojtarët më të mirë të Shteteve të Bashkuara në Kupën e Botës. Djali i trajnerit amerikan, Bob Bredli, ai dëshmoi se e meritonte vendin në mesfushë, ku mbuloi sipërfaqe të tëra, duke ndërmarrë edhe rolin e një sulmuesi të fshehur kur ia donte puna skuadrës, duke ua bërë të vështirë jetën mbrojtësve kundërshtarë. Aktualisht te Borusia e Mënshengladabut në Gjermani, Bredli duket se është futbollisti më i kërkuar në merkaton verore dhe e ardhmja e tij është drejt një klubi më të madh.
7 Havier Hernandez
22 vjeç, Meksikë
Për ata që nuk dinin shumë për këtë sulmues të ri kur gjiganti anglez, Mançester Junaitid, nënshkroi me të përpara fillimi të Kupës së Botës, të gjithë në Angli e panë se çfarë bëri ai në Botëror. Hernandez dëshmoi se kishte një prekje vdekjeprurëse në goditjen e fundit, shpërthime të mëdha dhe një lojtar që luante pa frikë, duke bërë gjëra të mrekullueshme, aq sa të gjithë dolën në konkluzionin se për çfarë arsyesh ai nuk kishte luajtur më parë për Meksikën. Tashmë ai pritet të tregojë vlerat e tij në kampionatin më të fortë në botë.
8 Andre Ayeu
20 vjeç, Ganë
Më shumë se në atdheun e tij, Andes Aeju do të kujtohet si lojtari që i krijoi shqetësime të mëdha Shteteve të Bashkuara në fitoren 2-1 të Ganës në një të tetat dhe një vend në çerekfinalet e kompeticionit. Djali i lojtarit legjendar ganez Abedi Pele, Ajeu është një yll në rritje dhe pasi disa sezoneve në të cilat ka luajtur si i huazuar, tashmë ai parashikon të luajë një rol më të madh te kampioni i Francës, Olimpiku i Marsejës gjatë sezoni të ardhshëm në kampionatin francez. Një futbollist me të ardhme për vendin e tij.
9 Simon Kjaer
21 vjeç, Danimarkë
I konsideruar si një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Europë përpara fillimit të Kupës së Botës, Kjaer shfaqi aftësitë e tij duke reflektuar atë performancë të shkëlqyer që paraqiti edhe te Palermo e Serisë A në Itali. Mbrojtësi këmbëmajtë ishte thuajse i pagabueshëm në vijën e pasme, me pasime të sakta, por dhe me një gol në fitoren e Danimarkës kundër Kamerunit. Tashmnë një objektv i disa prej skuadrave më të mira në Europë edhe përpara fillimit të Botërorit, Kjaer kompletoi një transfertë joshëse të klubi gjerman i Volfsburgut muajin e kaluar.
10 Kevin-Prince Boateng
23 vjeç, Ganë
Mesfushori fizikisht i shkëlqyer i Ganës, Kevin-Prince Boateng, pasi i theu kaviljen Mikael Balakut në Kupën e Anglisë, theu edhe zemrat e amerikanëve me golin e tij të shpejtë në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara në një të tetat e Kupës së Botës. Lojtari i Portsmuthit bëri një paraqitje solide. Agresiviteti i tij i natyrshëm dhe aftësia për të sulmuar duke bllokuar fantazistët e kundërshtarëve e shndërroi Boatengun një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ganës. Perfomanca e tij tërhoqi vëmendjen e një numër të madh klubesh në Europë.
16 Korrik 2010