E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, zbardhen sfidat e sezonit të ri



Dinamo-Flamurtari, Besa-Skënderbeu, Teuta-Laçi, Shkumbini-Kastrioti, Vllaznia-Bylis dhe Elbasani-Tirana. Kjo është java e parë e Kategorisë Superiore për sezonin e ri 2010-2111 e që përkon me Kampionatin e 72-të Kombëtar të Futbollit.
Shorti u hodh nga sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani dhe moderatorja e Alsat, Stela Kotri, të ndihmuar nga shefi i Sektorit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku. Derbi i kryeqytetit, Tirana-Dinamo do të zhvillohet në javën e 7-të me Tiranën pritëse, dhe në javën e 18-të me Dinamon si organizatore të takimit. Kampionati fillon, më 21 gusht, ndërsa takimet ashtu si në sezonin e kaluar do të copëzohen ditën e premte, të shtunë dhe të diel. Kampionati do të zhvillohet me tri faza. Në hedhjen e shortit ishte i pranishëm zëvendëspresidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri si dhe sekretari i FSHF-së, Eduard Prodani. Nga presidentët e klubeve ra në sy prania e Arben Lazes së Elbasanit, por dhe prania aksionarëve të Partizanit, Albert Xhanit dhe Paro Laçit.

VERDIKTET E SEZONIT 2009-2010
KATEGORIA SUPERIORE

KAMPION - Dinamo është kampionia e re e Shqipërisë. Titulli i 18-të i saj përkon me 60-vjetorin e klubit blu, të themeluar në vitin 1950. Merita ndahet midis trajnerit Shkëlqim Muça dhe lojtarëve, por dhe presidentit Besnik Sulaj dhe donatorëve të tjerë.

KUPA E SHQIPËRISË - Besa fitoi Kupën e Shqipërisë për herë të dytë në historinë e klubit 85 vjeçar. Merita i takon sigurisht presidentit Bizhdili, dy trofe në katër vitet e fundit: 2006-2007 dhe 2009-2010. Të parin e fitoi Ilir Biturku në sfidën kundër Teutës (3-2); të dytin Shpëtim Duro kundër Vllaznisë (2-1).

VERDIKTET E EUROPËS - Pas 33 javëve dhe 198 ndeshjeve, Superliga përcaktoi verdiktet europiane: Dinamo, kampion dhe në Ligën e Kampioneve; Besa, fituese e Kupës dhe në Ligën e Europës. Çiftin e bujshëm të javës së fundit e shoqëron në Europë, Laçi (debutim historik) dhe Tirana (skuadra shqiptare me më shumë ndeshje në Europë)

VERDIKTET E VOGLA - Gramozi dhe Apolonia ranë direkt në Kategorinë e Parë, pasi u renditën në dy vendet e fundit. Kastrioti (vendi i 9-të) ia doli të mbijetojë (mundi në play-out, Lushnjën) dhe Skënderbeu (vendi i 10-të, mundi në play-out, Kamzën) duke konfirmuar vazhdimësinë në Superiore.

“KËPUCA E ART˔ - Daniel Xhafaj fitoi “Këpucën e artë” të sezonit 2009-2010. Sulmuesi i Besës realizoi 18 gola në Kampionatin e 71-të Kombëtar, duke lënë pas serbin Mlladen Bërkiç (Apolonia, 15 gola), Elis Bakajn (Dinamo, 15 gola), Migen Memellin (Flamurtari, 15 gola) dhe Arlind Nora (Laçi, 14 gola).

KATEGORIA E PARË

U NGJITËN NË SUPERLIGË- Bylis (kampion i Kategorisë së Parë) dhe Elbasani (vendi i dytë) u ngjitën direkt në Kategorinë Superiore. Kamza dhe Lushnja nuk arritën të përballonin dy skuadrat e Kategorisë Superiore, respektivisht Skënderbeun dhe Kastriotin në luftën për një vend në elitën e futbollit shqiptar.

ZBRITËN NË KATEGORINË E DYTË- Sopoti i Librazhdit dhe Turbina e Cërrikut ranë direkt nga Kategoria e Parë. Memaliaj dhe Skrapari humbën në play-out në betejën në mbijetesë respektivisht kundër Tomorit të Beratit dhe Tërbunit të Pukës.

“KËPUCA E ART˔ - Sulmuesi i Bylisit, Romeo Hamzaj, fitoi “Këpucën e artë” të Kategorisë së Parë, duke shënuar 27 gola, 5 më shumë se Dorian Bubeqi i Lushnjës.

KATEGORIA E DYTË

U NGJITËN NË KATEGORINË E PARË- Mamurrasi dhe Vlora, respektivisht kryesueset e Grupit të Veriut dhe Jugut, u ngjitën në Kategorinë e Parë për sezonin 2010-2011. Në Kategorinë e Parë u ngjitën edhe Tomori i Beratit dhe Tërbuni i Pukës, që fituan respektivisht në play-out me Memaliajn dhe Skraparin.

KAMPION I KATEGORISË SË DYTË- Vlora u shpall kampione e Kategorisë së Dytë pasi fitoi nga seria e penalltive (6-5) me Memaliaj. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2.

JAVA 1
Dinamo-Flamurtari
Besa-Skënderbeu
Teuta-Laçi
Shkumbini-Kastrioti
Vllaznia-Bylis
Elbasani-Tirana

Java 2
Dinamo-Besa
Skënderbeu-Teuta
Laçi-Shkumbini
Kastrioti-Vllaznia
Bylis-Elbasani
Flamurtari-Tirana

Java 3
Besa-Flamurtari
Teuta-Dinamo
Shkumbini-Skënderbeu
Vllaznia-Laçi
Elbasani-Kastrioti
Tirana-Bylis

Java 4
Dinamo-Shkumbini
Besa-Teuta
Skënderbeu-Vllaznia
Kastrioti-Tirana
Laçi-Elbasani
Flamurtari Bylis

Java 5
Teuta–Flamurtari
Shkumbini–Besa
Vllaznia–Dinamo
Elbasani–Skënderbeu
Tirana–Laçi
Bylis-Kastrioti

Java 6
Teuta–Shkumbini
Besa–Vllaznia
Dinamo-Elbasani
Skënderbeu-Tirana
Laçi-Bylis
Flamurtari-Kastrioti

Java 7
Shkumbini-Flamurtari
Vllaznia-Teuta
Elbasani-Besa
Tirana-Dinamo
Bylis-Skënderbeu
Kastrioti-Laçi

Java 8
Skënderbeu-Kastrioti
Shkumbini-Vllaznia
Teuta-Elbasani
Besa-Tirana
Dinamo-Bylis
Flamurtari-Laçi

Java 9
Vllaznia-Flamurtari
Elbasani-Shkumbini
Tirana-Teuta
Bylis-Besa
Kastrioti-Dinamo
Laçi-Skënderbeu

Java 10
Vllaznia-Elbasani
Shkumbini-Tirana
Teuta-Bylis
Besa-Kastrioti
Dinamo-Laçi
Flamurtari-Skënderbeu

Java 11
Elbasani-Flamurtari
Tirana-Vllaznia
Bylis-Shkumbini
Kastrioti-Teuta
Laçi-Besa
Skënderbeu-Dinamo

Java 12
Flamurtari-Dinamo
Skënderbeu-Besa
Laçi-Teuta
Kastrioti-Shkumbini
Bylis-Vllaznia
Tirana-Elbasani

Java 13
Besa-Dinamo
Teuta-Skënderbeu
Shkumbini-Laçi
Vllaznia-Kastrioti
Elbasani-Bylis
Tirana-Flamurtari

Java 14
Flamurtari-Besa
Dinamo-Teuta
Skënderbeu-Shkumbini
Laçi-Vllaznia
Kastrioti-Elbasani
Bylis-Tirana

Java 15
Shkumbini-Dinamo
Teuta-Besa
Vllaznia-Skënderbeu
Tirana-Kastrioti
Elbasani-Laçi
Bylis-Flamurtari

Java 16
Flamurtari-Teuta
Besa-Shkumbini
Dinamo-Vllaznia
Skënderbeu-Elbasani
Laçi-Tirana
Kastrioti-Bylis

Java 17
Shkumbini-Teuta
Vllaznia-Besa
Elbasani-Dinamo
Tirana-Skënderbeu
Bylis-Laçi
Kastrioti-Flamurtari

Java 18
Flamurtari-Shkumbini
Teuta-Vllaznia
Besa-Elbasani
Dinamo-Tirana
Skënderbeu-Bylis
Laçi-Kastrioti

Java 19
Kastrioti-Skënderbeu
Vllaznia-Shkumbini
Elbasani-Teuta
Tirana-Besa
Bylis-Dinamo
Laçi-Flamurtari

Java 20
Flamurtari-Vllaznia
Shkumbini-Elbasani
Teuta-Tirana
Besa-Bylis
Dinamo-Kastrioti
Skënderbeu-Laçi

Java 21
Elbasani-Vllaznia
Tirana-Shkumbini
Bylis-Teuta
Kastrioti-Besa
Laçi-Dinamo
Skënderbeu-Flamurtari

Java 22
Flamurtari-Elbasani
Vllaznia-Tirana
Shkumbini-Bylis
Teuta-Kastrioti
Besa-Laçi
Dinamo-Skënderbeu

16 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›