E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi qeveria nxjerr ne shitje 1280 objekte publike

Berisha mbledh task-forcen Privatizimi finalizohet brenda vitit. Sipermarrjet dhe objektet i kalojne privatit per menaxhim

Qeveria nxjerr ne shitje te gjitha objektet dhe asetet ne pronesi te saj proces i cili do te perfundoje brenda vitit 2011. Kryeministri Sali Berisha mblodhi dje task-forcen per privatizimin ne te cilen u diskutua per procesin e privatizimit te aksioneve ne pronesi te qeverise ne sipermarrjet strategjike sipermarrjeve te tjera te vogla e te mesme dhe objekteve publike te percaktuara per privatizim me perjashtim te hidrocentraleve e digave te medha shkollave spitaleve ndertesave publike e zyrave.

Kryeministri Berisha duke evidentuar se jane 1280 sipermarrje dhe objekte publike per privatizim u kerkoi anetareve te task-forces te mobilizohen te gjitha potencialet dhe burimet njerezore qe ky proces te finalizohet brenda ketij viti. Ky proces - tha Kryeministri - eshte i nje rendesie percaktuese se pari per luften kunder korrupsionit qe mbetet gjithnje kriteri dhe shtylla e pare e reformes sone ekonomike. Te gjithe keto sipermarrje dhe objekte duhet te kalojne ne duart e sektorit privat per menaxhim.

Ne analizen e ketij procesi Kryeministri Berisha tha

Objektiv madhor i qeverise per kete vit eshte finalizimi i privatizimit per te gjitha asetet e percaktuara per kete proces nga te gjitha ministrite si ne rrafshin e aksioneve qe kane mbetur ne sipermarrjet strategjike dhe sipermarrjet e pa privatizuara ashtu edhe ne rrafshin e te gjitha aseteve dhe sipermarrjeve te tjera qe jane per tu privatizuar. Ne total kete vit duhet te privatizohen rreth 1280 sipermarrje dhe objekte. Sipas tij ky proces eshte i nje rendesie percaktuese se pari per luften kunder korrupsionit qe mbetet gjithnje kriteri dhe shtylla e pare e reformes sone ekonomike. Berisha vuri ne dukje se te gjithe keto sipermarrje dhe objekte duhet te kalojne ne duart e sektorit privat per menaxhim. Kjo eshte ne perputhje te plote me filozofine e reformave tona ekonomike eshte ne perputhje te plote me vendosmerine tone per te zvogeluar gjithnje e me shume sektorin publik ne kete vend ne perputhje me filozofine tone per te rritur ne teresi eficencen dhe menaxhimin ekonomik ne vend.

Vitin e kaluar jane bere perpjekje dhe ka pasur nje seri privatizimesh si dhe jane bere te gjitha pergatitjet qe gjate ketij viti te finalizohet privatizimi i te gjitha sipermarrjeve pervec hidrocentraleve dhe digave te medha shkollave spitaleve ndertesave publike zyrave. Ne duhet te ecim drejt privatizimit te plote. Duhet te shiten te gjitha aksionet e shoqerive aksionare qofte ato te sektorit strategjik qofte te tjera te vogla e te mesme. Nuk ka dhe nuk mund te kete asnje lakmi qe ne te mbajme pronesi mbi to - u shpreh z. Berisha. Ai shtoi me tej Duhet tu rikujtoj se sektori privat sot eshte pergjegjes per rreth 84 per qind te Prodhimit te Brendshem te vendit. Ne duhet te bejme qe kjo perqindje te shkoje edhe me lart. Eumlshte jashtezakonisht e rendesishme qe te mobilizojme te gjitha potencialet per finalizimin e ketij procesi. Berisha permendi se Ministria e Ekonomise ka kontraktuar institucionet private nder me seriozet firma nder me seriozet ne Evrope e ne bote per privatizimin e Albtelekomit ne nje proces per shitjen e aksioneve te qeverise ne Albtelekom. Sipas tij Ministria e Ekonomise po punon me IFC Korporata Nderkombetare Financiare per privatizimin e hidrocentraleve te vogla jo strategjike. Ministria e Financave po punon me nje firme serioze nderkombetare per privatizimin e INSIG-ut. Ne do te shkojme drejt privatizimit te plote. Ekonomia shqiptare merr nje shtytje te re nga kjo vale e privatizimeve te ketij vit. Procedura e vleresimit duhet te shpejtohet me perparesi te madhe. Zyra e Regjistrimit te Pasurive duhet te kete perparesi numer nje pergjigjen brenda afatit kohor kerkesave te Drejtorise se Privatizimit. Per cdo vonese do te mbahet qendrim dhe nuk do te tolerohet. Po keshtu Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te pronave do te kete perparesi absolute pergjigjen ndaj kerkesave te Drejtorise se Privatizimit. Theksova kete se ne keto dy hallka sipas Drejtorise se Privatizimit jane edhe vonesat me te medha ne pergjigje. Natyrisht qe problematika e tyre eshte me serioze por kjo nuk do te thote qe ata ta zvarrisin. Pergjigja ne kohe eshte e domosdoshme - deklaroi z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›