Kundershtaret e Rames Harasani Do te hyjme ne zgjedhje

Harasani rezerva per rikthimin e Priftit ne PS. Pavaresisht nga retorikat opozita do te marre pjese ne zgjedhje
Ndryshe nga sa eshte deklaruar me pare nga Partia Socialiste dhe kreu i saj Edi Rama se ne te tille situate ku ndodhet vendi nuk mund te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme lokale deputeti i se njejtes force politike Andis Harasani theksoi dje se pavaresisht nga ajo cka thuhet pjesemarrja e opozites eshte e domosdoshme ne keto zgjedhje. Sipas tij vetem ne kete menyre pra duke marre pjese ne zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 dhe duke marre nje rezultat te bindshem ne keto zgjedhje opozita mund te kerkoje me pas mundesine per zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme dhe jo sic kerkohet aktulisht nga kryesocialisti Rama. E vetmja menyre qe Partia Socialiste te arrije zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme eshte nje fitore e thelle ne zgjedhjet lokale te 8 majit. Ky eshte opsioni i vetem qe une shoh per realizimin e projektit politik te PS-se per zgjedhje parlamentare te parakohshme - tha Harasani. Deputeti socialist gjithashtu komentoi edhe deklaraten e zv.ndihmessekretarit amerikan te Shtetit per Evropen Thomas Countryman per mundesine e bojkotit te zgjedhjeve lokale te 8 majit nga opozita shqiptare te cilen zyrtari i larte amerikan e quajti antikushtetuese duke shprehur sigurine se pjesemarrja e opozites nuk do te vihet ne diskutim dhe se nje gje e tille theksoi Harasani eshte nje detyrim i forces politike ku ai ben pjese. Une shpreh sigurine se Partia Socialiste pavaresisht nga retorikat e dites do te permbushe detyrimin kushtetues per te cilin eshte krijuar dhe ekziston pjesemarrjen ne zgjedhje - theksoi Harasani. I pyetur ne lidhje me afrimin e mundshem ne Partine Socialiste te ish-ministrit dhe deputetit aktual te Kuvendit Dritan Prifti Harasani u shpreh se qendrimin e tij do ta jape sapo ai te thirret ne mbledhjet e grupit parlamentar te kesaj force duke nenkuptuar keshtu nje forme refuzimi ndaj ketij veprimi qe do te ndermarre kreu i selise roze Edi Rama. Po ashtu deputeti socialist u shpreh hapur edhe per moszbatimin e rregullores se brendshme te PS-se ku vete ai nuk eshte thirrur ne mbledhjet e grupit socialist nga kryesocialisti Rama gje qe tregon kundershtite e medha qe ekzistojne midis disa deputeteve te opozites me politiken aktuale te ndjekur nga lideri i saj. Lidhur me bashkimin e Dritan Priftit me grupin parlamentar socialist do ta shpreh opinionin tim menjehere sapo kryesocialisti Rama ne respekt te statutit ta therrase ate si cdo te zgjedhur tjeter socialist ne mbledhjet e grupit kuvendor gje qe nuk e ka bere keta muajit e fundit. Kohet e fundit sidomos pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit nuk kane qene te pakta kritikat ndaj kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama dhe menyres se si ai po e drejton forcen me te madhe opozitare. Vetem disa kohe me pare pati largime te shumta nga dega e PS-se ne Shkoder te cilet dolen hapur kunder veprimeve te kryesocialistit dhe denuan rende dhunen e ushtruar ndaj institucioneve. Nje tjeter kundershti e madhe ndaj ketyre veprimeve te kreut te selise roze Edi Rama ka qene edhe ajo e nderkombetareve te cilet vazhdimisht kane kerkuar stabilizimin e situates ne vend dhe rikthimin e dialogut midis dy forcave kryesore. Tashme edhe deputeti socialist Andis Harasani jo rrallehere kundershtues i hapur i politikave te ndjekura nga Rama shprehu sigurine e pjesemarrjes se Partise Socialiste ne zgjedhje si nje detyrim kushtetues krejt ndryshe nga ajo qe kerkon aktualisht kreu socialist demonstrata te vazhdueshme per zgjedhje te parakohshme.