E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Opozita s'mbyll gojen"

Deputetet e Partise Socialiste vijuan dje deklaratat kunder kryeministrit Sali Berisha, se eshte pergjegjes per mungesen e plote te sigurise ne vend. Mimi Kodheli dhe Blendi Klosi thane se opozita nuk mund te mbylle gojen sic kerkon kryeministri per tragjedite qe po ndodhin cdo dite ne vend. "Jo vetem do te flasim per keto tragjedi, por dhe do te tregojme me gisht Sali Berishen dhe qeverine e tij, si pergjegjes per mungesen e sigurise dhe korrupsionin qe merr jete njerezish. Te kete turp Sali Berisha qe genjen per te marre fryme", u shpreh Kodheli. Po keshtu edhe Blendi Klosi etiketoi kryeministrin dhe tellallet e tij, si mashtrues ne mbrojtjen e korrupsionit. "Me deklarata te pakuptimta kerkojne te shmangin vemendjen. Ajo, cfare e gjithe qytetaria sot po kerkon, eshte qe Sali Berisha, jo vetem te largohet nga drejtimi i qeverise, por ai urgjentisht duhet te largohet edhe nga jeta politike e vendit" theksoi Klosi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›