E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatet, tani prane ministrive

TIRANE - Duke filluar nga data 1 Janar i vitit te ardhshem, te gjitha vendimet dhe aktet ligjore qe do te hartoje qeveria do te behen me konsulencen e avokatit te shtetit. Ky eshte nje nder ndryshimet kryesore i parashikuar ne projektligjin e ri per Avokatin e Shtetit, qe ka nisur diskutimet ne komisionin parlamentar te ligjeve. Ne mbledhjen e djeshme Eduart Halimi, Avokati i Shtetit u shpreh se "me ligjin e ri nga data 1 Janar e me tej, Avokati i Shtetit do te marre pjese qe ne momentin qe do te hartohet akti ligjor, nuk do te ndodh me qe nje akt i dale nga administrata shteterore te jete ne kundershtim me qendrimin e Avokatit te Shtetit". Por opozita ka qene skeptike lidhur me zbatimin e ketij neni, pasi sipas saj, cenohet pavaresia e Avokatit te Shtetit, ne momentin qe qeveria mund te nxjerre vendime qe jane politike dhe qe bien ndesh me interesin e qytetareve dhe shtetit. Kjo ceshtje ka shkaktuar debate mes deputeteve ne Komisionin e Ligjeve. Besnik Dervishi, deputet i PS i pranishem ne kete mbledhje tha se "nese klienti nuk ju degjon dhe nuk nenshkruan ate akt ne formen dhe ne permbajtjen e caktuar qe ju e keshilloni, deri ku shkon pavaresia autonomia juaj per te mbrojtur demet pasurore qe shkaktohen nga ky akt." "Ne asnje rast mendimi i avokatit te shtetit nuk do te jete detyrues per klientin e vet", tha Eduart Halimi, avokati i Shtetit. Me tej Ilir Rusmajli, kryetar i Komisionit te Ligjeve tha, "perseri thoni se kjo qeveri edhe pse po ben kete xhest, qe eshte shume i cmuar, prape do te bjere ne kundershtim me kete ligj. Qeveria tregon nje vullnet ekstrem per te disiplinuar fushen". Projektligji per Avokatin e Shtetit parashikon nje reformim teresor te kesaj strukture, ku avokatet do te perqendrohen prane ministrive dhe do te ndjekin ceshtjet perkatese ne rrethe, krejt ndryshe nga praktika e deritanishme, sipas se ciles, per cdo rreth te vendit kishte nje numer te caktuar avokatesh.

Halimi: Asnje akt nga administrata pa avokat

"Me ligjin e ri Avokati i Shtetit do te marre pjese me konsultimet e veta qe ne fillesat e ligjit. Nuk do te ndodhe kurre me, qe nje akt i dale nga administrata te jete ne kundershtim me avokatin e tij"- tha Eduard Halimi, kryetari i institucionit te Avokatit te Shtetit. Por opozita ka qene skeptike lidhur me zbatimin e ketij neni, pasi sipas saj cenohet pavaresia e Avokatit te Shtetit. Ne momentin qe qeveria mund te nxjerre vendime qe jane politike dhe qe bien ndesh me interesin e qytetareve dhe shtetit. Kjo ceshtje shkaktoi debate ne Komisionin e Ligjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›