"Varferia solli tragjedine"
Ngushellime per familjaret e viktimave te tragjedise se Butrintit, shprehu dje dhe nenkryetari i LSI-se, Dritan Prifti. Sipas tij, shkak per tragjedi te tilla eshte vetem varferia ekstreme qe ka pllakosur tere Shqiperine dhe detyron njerezit te largohen ne menyre klandestine per te fituar buken e gojes. Ne kete kuader, Prifti u ndal tek buxheti faktik per vitin 2007, qe sipas tij eshte perdorur keq nga qeveria. "Mosrealizime dhe korrupsion eshte kryefjala e ketij buxheti. Ne jemi te shqetesuar se ne kete menyre po punohet dhe ne 2008, dhe keshtu do veprohet ne 2009 kur jemi ne nje vit zgjedhor", u shpreh Prifti. Deputeti i LSI-se theksoi se qeveria, eshte totalisht e paafte dhe e pafuqishme te perballoj sfidat qe ka Shqiperia per integrimin ne BE. Si dhe eshte e paafte te perballoj sfiden financiare qe po troket dhe ne Shqiperi, si pasoje e krizes financiare nderkombetare. "Qeveria nuk po merr masa per te evituar efektet negative te kesaj krize mbi shqiptaret dhe per pasoje, ne mendojme se kesaj qeverie i ka ikur koha, i ka dale boja nga premtimet e pa mbajtura e mashtrimet dhe duhet te dorehiqet", u shpreh Prifti. Sipas tij, ekzekutivi nuk ka realizuar pjesen me te madhe te premtimeve te bera dhe nuk ka mbajtur strukturen e nje qeverie ne diete. Perkundrazi, sipas deputetit te LSI shpenzimet operative dhe udhetimet e dietat kane tejkaluar masen 100%. "Perrallat e kesaj qeverie me suksese nuk i beson me askush. 4000 km rruge premtoi Berisha ne 2005 dhe 500 thote se ka bere ne spotin e tij televiziv", tha Prifti.