E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi, si fitojne pronaret

Te gjithe ata pronare, qe duan te perfshihen ne privatizimin e objekteve shteterore te ndertuara mbi pronat e tyre duhet te aplikojne ne Ministrine e Ekonomise, vetem pasi te kene plotesuar dokumentacionin e nevojshem. Ne kete proces privatizimi do te futen te gjitha godinat shteterore qe nuk kryejne me funksionet e tyre per te cilat jane te tenderuar.

Procedurat

Sipas ligjit te privatizimit, ish-pronaret qe te fitojne te drejten te blejne objektin qe eshte ndertuar mbi pronen e tyre, duhet te kene marre vendimin e kthimit apo njohjen e prones. Kete vendim ish-pronaret duhet ta paraqesin prane Ministrise se Ekonomise. Nderkohe, Ministria e Ekonomise ve ne dijeni Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, si dhe Zyren e Regjistrimeve te Pasurive te Paluajtshme. Me pas Ministria e Ekonomise merr konfirmim nga te dy institucionet, atehere procedon mbi kriteret qe duhet te ndjeke nje ish-pronar. Nderkohe kjo behet vetem ne ato raste ku Ministrise se Ekonomise i eshte konfirmuar nga institucionet qe administrojne objektin, se objekti nuk funksionon me per interes publik. Privatizimi i objektit do te behet me cmimin qe ka percaktuar Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, si dhe qe eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave. Mesohet se jane te pakten, 320 objekte shteterore te cilat do te privatizohen kete vit. Keto objekte ndodhen ne 11 qarqet e vendit. Sipas burimeve nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, objektet shteterore, te cilat nuk e kryejne me funksionin publik, do te hyjne ne fondin fizik. Pra, sipas ketij projektvendimi, ish-pronaret te cilet perfitojne nga kompensimi fizik do te kene mundesi te perfitojne dhe nga keto objekte. Cmimi i shitjes se trojeve te ish ndermarrjeve shteterore do te realizohet sipas nje formule, nga e cila del nje koeficient, i cili shumezohet me madhesine e ndertimit dhe me pas me vleren e truallit qe percaktohet nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te pronave. Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ne kuader te ketij procesi ka bere publike procedurat per menyren e shitjes se ketyre trojeve si dhe menyren se si do te perfitojne ish pronaret e truallit nese ka. Ne rast se ish-pronari i truallit eshte bere pronar i objektit, duke perdorur te drejten e parablerjes trualli kalon ne favor te tij pa shperblim. Ndersa kur ish-pronaret e truallit nuk kane perfituar objekt ne trojet ish-prone e tyre, iu lind e drejta e kompensimit fizik ose financiar per te shlyer trojet e shitura. Formula e percaktuar nga ekspertet e Ministrise se Ekonomise perfshin llogaritje sasine e truallit si dhe madhesine e objektit qe eshte ndertuar siper ketij trualli.

Vlera

Vlera e truallit mbi te cilin eshte ndertuar nje objekt qe do te privatizohet do te percaktohet vetem nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ligji i ri i privatizimeve ja ka kaluar AKKP-se, kompetencat e percaktimit te vleres se trojeve qe do te perfshihen ne kete proces. Ligji i ndryshuar ka hequr praktikat e marrjes se cmimeve te trojeve nga Zyrat e Regjistrimeve te Pasurive, pasi kane qene shume te ulta dhe ne asnje perputhje me vleren e tregut. Duke u anashkaluar ZRPP-ja, i shtohen kompetencat AKKP-se ne kete proces, por edhe keto kompetenca jane te varura nga perfundimi i ndryshimeve te hartes se vleres se prones ne rang republike. Megjithate, i gjithe procesi i kthimit, kompensimit si dhe privatizimit nga ana e ish pronareve, mendohet qe te filloje ne muajin tetor, muaj kur do te jete gati harta e cmimeve te ndryshuara te pronave ne te gjithe vendin.

Procedurat:

Ish-pronari, qe eshte i interesuar per blerjen e objektit qe ndodhet ne pronen e tij, duhet te kete marre vendimin per njohje ose kthim te prones.

Institucioni qe administron objektin, qe ndodhet mbi pronen e ish-pronarit, duhet te konfirmoje qe ky objekt nuk kryen me interes publik.

Ne rastin qe objekti nuk kryen me interes publik, ish-pronari duhet te paraqitet ne Ministrine e Ekonomise.

Ministria e Ekonomise, me paraqitjen e ish-pronarit nis procedurat e privatizimit te objektit qe ndodhet mbi pronen e tij.

Ministria e Ekonomise ve ne dijeni Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, si dhe Zyren e Regjistrimeve te Pasurive te Paluajtshme, per vertetesine e dokumenteve qe parqet ish-pronari.

Ministria e Ekonomise merr konfirmim nga dy institucionet, nese ish-pronari ka te drejten apo jo te parablerjes.

Nese ish-pronari e ka te drejten e parablerjes, atehere Ministria e Ekonomise procedon mbi kriteret dhe procedurat e privatizimit te objektit.

Objekti do privatizohet me cmimin e hartes se vleres qe ka perpiluar Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave dhe qe eshte miratuar nga Keshilli i Ministrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›