E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet cifti, hidhet ne pusete

Lac- Nje cift te moshuarish eshte masakruar me sepate dhe me pas u jane zhdukur trupat duke i hedhur ne puseten e ujerave te zeza te shtepise. Krimi i dyfishte ka ndodhur ne qytetin e Lacit te pakten tre dite me pare, kurse kufomat u zbuluan mengjesin e djeshem nga policia gjate kerkimeve qe kishin nisur. Viktimat jane rapsodi i mirenjohur i zones se Kurbinit, 60 vjecari Ali Halili dhe gruaja e tij 55 vjecare, Gjyze Halili. Policia ka ndaluar si te dyshuar per krimin makaber qe te kujton nje histori filmi horror djalin e ciftit, Shkelzen Halili, i cili ishte shoqeruar edhe tre dite me pare, por u la i lire per mungese provash. Hetuesit thane se 30 vjecari i kthyer tre vjet me pare nga Anglia, ku kishte bere dhe nje vit e gjysme burg per emigracion te paligjshem, vuan nga depresioni dhe dyshohet se eshte autori i masakres. Denoncimin per zhdukjen e ka bere vellai i rapsodit, Muharrem Halili, i cili dje rrefeu per gazeten "KJ" te gjithe ngjarjen.

Zhdukja

Muharrem Halili, vellai i Aliut, tre dite me pare ka kerkuar ndihmen e policise se Kurbinit per gjetjen e te afermve. "Me kane marre ne telefon dy vajzat e vellait nga Italia, pasi telefonat celular te Aliut dhe Gjyzes dilnin te fikur dhe nuk pergjigjej askush", rrefen Muharremi per gazeten "KJ". I fundit qe ka ka biseduar me Aliun ka qene dhendri i tij nga Italia, ne oren 10:20 te se premtes. Ne deshmine e tij ai ka thene se kur kishte marre vjehrrin e tij 60-vjecar, ky i ka thene se sapo kishte zbritur nga furgoni dhe po hynte ne porten e avllise se shtepise, ku e priste bashkeshortja dhe djali i tij i vogel, Shkelzeni. Pas nje ore ka telefonuar serish vajza tjeter e Aliut, por dy telefonat e prinderve kane dale te fikur. "Pas disa perpjekjesh te deshtuara, mbesat me moren mua duke me kerkuar qe te shkoja tek shtepia dhe te interesohesha. Kur shkova ne banese kam gjetur Shkelzenin, i cili ishte ulur ne nje karrige dhe po hante buke i qete dhe nuk dallohej se kishte ndonje shqetesim. E pyeta per Aliun dhe Gjyzen dhe ai me tha se kane dale se bashku dhe nuk e dinte se ku kishin shkuar", rrefen Muharremi. Megjithese ka kembengulur duke pyetur nipin se nese dinte gje, por ky ia ka kthyer shkurt se, "nese nuk behem une merak, c'ke qe interesohesh ti?!". Ai shpjegon se fillimisht eshte interesuar tek te gjithe te afermit e familjes dhe me pas ka kerkuar ndihmen e policise se Kurbinit.

Zbulimi

Menjehere pas denoncimit te Muharrem Halilit, policia ka shoqeruar ne komisariat djalin e ciftit, Shkelzenin. Kontrolle jane kryer ne te gjithe shtepine, madje dhe ne oborr, por pa sukses. "Me pas kemi kerkuar edhe ne lumin e Matit, qe nga Skurajt e deri tek grykederdhja dhe deri tek kanali i acidit", rrefen Muharremi. Pas disa oresh hetimi dhe marrje ne pyetje, agjentet nuk kane zbuluar asgje, duke lene te lire 30-vjecarin Shkelzen Halili. Muharremi tregon se pas kthimit nga komisariati nipi ishte nervozuar, duke i akuzuar per denoncimin ne polici. "Mengjesin e dites se sotme (e diel), kam ardhur serish ne shtepine e Aliut dhe takova Shkelzenin, i cili po pinte kafe ne mengjes dhe ishte mjaft i qete. E pyeta se mos dinte gje, por serish ai me tha se mos kane ikur tek ndonje i aferm. Ndersa tentova te kontrolloj ne bahce, kurse me pas me moren ne telefon familjaret dhe me thane se trupat ishin gjetur ne puseten e ujerave te zeza", perfundon Muharremi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›