Privatizohen HEC-et ligji miratohet nga maxhoranca
Kuvendi miratoi me 73 votat e maxhorancës projektligjin për shkëputjen nga administrimi i KESH të 4 hidrocentraleve. HEC-et Ulëz, Shkopet, Lanabregas, Bistrica1 dhe Bistrica2 do të kthehen në shoqëri aksionere, fillimisht në administrim shtetëror, e më pas do të nxirren për privatizim. Ministri i energjetikës, gjatë diskutimit dhe votimit në kuvend, deklaroi se ky hap do të përmirësojë dhe liberalizojë tregun.
“Fuqia e instaluar e këtyre hidrocentraleve është 82 megavat që është më pak se 6 % e fuqisë totale të instaluar që administrohet nga KESH sh.a dhe madhësia e tyre është e krahasueshme me vepra të tjera energjetike që janë duke u ndërtuar nga kompani private në Shqipëri. Privatizimi i HEC-eve të mësipërm do të liberalizojë edhe më tej tregun e energjisë në vend dhe do krijojë hapësira për pjesëmarrjen e investitorëve të huaj në këtë treg”-tha Ministri Nasip Naço.
Deputët e maxhorancës e quajtën këtë hapin e parë të privatizimit të plotë të korporatës elektroenergjitike shqiptarem ndërsa hodhën poshtë akuzat se privatizimi synon të mbushë arkën e boshatisur të shtetit.
“Kjo është një gënjeshtër dhe mashtrim se arka e shtetit nuk mbushet me disa milionë euro që mund të merren nga shitja e kësaj kontrate. Nëpërmjet dhënies me koncesion, nuk ndodh asgjë tjetër përveçse ulet barra e sektorit publik, çlirohen kapitale nga investime publike të bëra më parë që do përdoren për projekte të reja si rrugë, shkolla, spitale”-tha deputeti Sherefedin Shehu.
Kastriot Islami edhe në këtë seancë ishte i vetmi përfaqësues i opozitës në kuvend, ndërsa kreu i qeverisë mbërriti në fund të saj vetëm për të dhënë votën e tij për projektligjet në diskutim.
Elona Gjylmi