E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mali i Zi, të djelën zgjedhjet locale

Të dielën më 23 maj, në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet locale. Për këshilla bashkiake do të votohet në Podgoricë, Andrijevicë, Bar, Berane, Bijello Pole, Danilovgrad, Zhablak, Kollashin, Plavë, Pluzhinë, Pljevle, Rozhajë, Ulqin dhe Shavnik, ndërsa për këshillat të Kuvendeve Komunale do të votohet në Tuz dhe Gollubovc.

Gjatë fushatës parazgjedhore, ashtu siç u parashikua, u përdorë një gjuhë e ashpër e opozitës proserbe dhe kryeminstrit dhe liderit të DPS-së, Millo Gjukanoviç.

Koalicioni opozitar “Mali i Zi më i mirë”, i bindur në fitore, ka paralajmeruar kryeministrin Gjukanoviç se të hënën pas fitores do të shkojnë para godinës qeveritare dhe do të kërkojnë nga Millo Gjukanoviç që të ikë sepse shumica e Malit të Zi nuk e dëshiron, dhe “çlirimi” sipas liderit opozitar, Andrija Mandiç po fillon.

Fushatës së egër të opozitës proserbe, lideri i mazhorancës Gjukanoviç i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë, duke hedhur poshtë madje edhe propagandën që ata përdorën, duke prezantuar një pjesë të tyre si diaspora serbe e Malit të Zi.

“çfarë do të thotë disaporë serbe në Mal të Zi, kur këtu njerëzit që jetojnë kanë paraardhës për nëntë breza të lindur në këtë vend. Serbëve në Mal të Zi nuk iu duhet paternalizmi i Serbisë. Ata këtu gëzojnë të gjitha të drejtat dhe është koha t’i kthehen shtëpisë së tyre, Malit të Zi,” tha Gjukanoviç në përmbyllje të fushatës duke akuzuar drejtpërdrejtë këshilltarin e presidentit Tadiç për organizimin e fushatës zgjedhore të opozitës.

“Gjorgjeviç po udhëheqë fushatën në emër të opozitës serbe në Mal të Zi, madje ai ka siguruar edhe mbështetjen finansiare të kësaj fushate,”është shprehur kryeministri i Malit të Zi, duke shtuar se politika e Serbisë në rajon është e ngjashme me atë të viteve ’90-të.

Ndryshe, në këto zgjedhje DPS dhe SDP janë futur së bashku në garë në 9 komuna ndërsa opozita e bashkuar në 12.
Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve lokale në Mal të Zi është se ato nuk monitorohen as nga vëzhguesit ndërkombëtar dhe as nga ata të organizatave joqeveritare.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›