E Diel, 1 Nëntor 2026

Prizreni i shijeve te ndryshme sipas parimit Nje qytet per gjithkend

29-10-2010 / Southeast European Times

Shoqata Amerikane e Turizmit zhvillon konferencen e saj te vjeshtes ne Kosove kete jave per te promovuar vendin si nje destinacion ne rritje. Konferenca perfshin nje ekskursion ne Prizren nje qytet me terheqje te madhe dhe shembull i multikulturalitetit

Qyteti jugor i Prizrenit eshte quajtur nje muze ne qiell te hapur kaq i pasur ne historine e tij me shume kultura. Ai dhe bashkia e gjere e tij qe perfshin dhjetra fshatra rrethues ofron peisazhe mahnites te mbledhur sic jane ne shpatet e Malit te Sharrit dhe brigjet e Lumit te Bistrices ne kufi me Shqiperine dhe Maqedonine. Nje perzierje e kuzhines kontinentale ofrohet ne nje restorant prane lumit. Zejtaret ofrojne bizhuteri ari dhe argjendi mallra me filigrane tekstile dhe shume me teper. Puna vazhdon ne kioskat dhe dyqanet e vegjel prej druri derisa dielli zbret pas maleve. Njerezit enden ne rruget e gurta buze lumit duke prodhuar nje murmurime te rehatshme te gjuheve te ndryshme. Respektimi i njeri-tjetrit kjo eshte sesi pershtatemi thote banori Fahrudin Hamza 40 vjec. Ai dhe i biri ofrojne ne barin e tyre bozen e Prizrenit nje pije e embel e ftohte si dhe akullore. Ndonese ka patur perjashtime te ashpra si gjate luftimeve te 1998-1999 ka patur pergjithesisht harmoni mes njerezve i tha SETimes shqiptari me besim katolik Ndue Paluca. Jane njerezit qe e kane ngritur dhe ruajtur ate. Amza erdhi ne Prizren 28 vjec nga Dragashi. Ai eshte nje anetar i pakices gorane nje bashkesi muslimane gjuha e te cileve eshte nje perzjerje e gjuhes maqedonase bullgare dhe serbe. Por Amza dhe familja e tij flet gjithashtu shqip dhe femijet e tij shkojne ne nje shkolle shqiptare. Shume njerez si Amza flasin shume gjuhe. Bekim Dili nje boshnjak qe punon si kamaijer ne nje bar-kafe me pronar shqiptar flet gjithashtu shqip. Prizreni eshte nje qytet i bashkuar nje qytet per cilindo thote Dili ndersa sherben ne nje bar plot me shqiptare etnike boshnjake dhe turq. Edis Shekaxhiu eshte nje nga turqit e rinj etnike ne Prizren. Nje i sapo diplomuar nga nje universitet ne Turqi ai eshte kthyer ne qytetin e tij ku bashkesia turke eshte me ndikim. Arkitekti 24-vjecar beson se Prizreni eshte nje qytet tradicional qe ka arritur te ruaje identitetin e tij.
Bar-kafeja eshte ngjitur me Xhamine e vjeter te Sinan Pashes nje nga me te mrekullueshmet e Prizrenit. Nga bari mund te veshtrosh perpjete kodres dhe te shohesh kishat e manastiret katolike dhe ortodokse. Kisha e Shen Gjergjit eshte ne mes te nje Kalldremi te Prizrenit fjale turke kjo per rruget e gurta. Kjo eshte nje nga kishat ortodokse me te vjetra ne qytet. Rruget e ngushta jane me gure ne Prizrenin historik. Ate Teodori eshte caktuar ketu se fundi nga Beogradi. Ai thote se e pelqen qytetin dhe ndjehet i sigurte atje. Alajdin Shala eshte nje anetar i policise se Kosoves qe sherben ne kishe. Ai dhe koleget e tij po punojne per te siguruar se gjithshka shkon mire me prifterinjte dhe kishen qe ishte shenjester e shqiptareve ne trazirat e marsit 2004. Vjen pasditja e vone dhe eshte koha per te famshmin qebap te Prizrenit qe nje njohes e pershkroi ne internet si nje shuk mishi kenaqesie. Zona e qendres eshte e mbushur me dyqane bare dhe restorante. Banoret vendas rekomandojne nje vend te vogel qe eshte perballe nje prej urave kryesore te lumit per te provuar nje byrek me mish laker dhe djathe. Ekziston nje legjende ne Prizren qe po te pish nga uji i ftohte ne mes te shatervanit ne sheshin kryesor te qytetit do te kthehesh prape ne qyttin e bukur. Po te besh kete te pish ujin e shatervanit do te vish perseri dhe perseri thote Paluca qe pi pijen e tij te zgjedhur bozen. Keshtu thone njerezit ketu.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›