E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli per Planifikim Hapesinor i Kosoves

29-10-2010 / Nga Ylber Vokshi

Qeveria e Kosoves ne mbledhjen e dates 13 maj 2010 kishte aprovuar vendimin per formimin e Keshillit per Planifikim Hapesinor KPHKdhe anetaret e ketij keshilli ne teresi sipas Ligjit per planifikim hapesinor nr.2003/14me ndryshimet e plotesuar ne vitin 2008 Nr. 03/L-106 si organ konsultativ te saj neni 7 gjegjesisht 6. Me 17.06.2010 ne menyre solemne ne mjediset e MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor u prezantuan anetaret e Keshillit te cilet ne te ardhmen duhet te jene nje mbeshtetje e madhe posacerisht per MMPH ne aspektin profesional. Me 27 tetor 2010 u zgjodhen organet udheheqese me fjale te tjera filloi puna e Keshillit te cilin e presin pune te shumta ne te ardhmen.
Duke u bazuar ne situaten jo te lakmueshme hapesinoreurbane dhe arkitektonike ne Kosove duhet qe kjo problematike e rendesishme per funksionimin e nje shoqerie shteti ne te ardhmen te kete vendin e rendesishem i cili edhe i takon Duhet marre ne konsiderate se per funksionimin e nje shteti ne aspektin hapesinor jane tri ceshtje te cilat duhet respektuar dhe zbatuar saktesisht. Ato i kane zbatuar shtetet e ndryshme gjate ekzistences dhe funksionimit te tyre ne vazhdimesicka e tregon historia ma e re e njerezimit. bull Zhvillimi hapesinor - Eumlshte produkt shume politikave sektoriale dhe veprimeve ne sektorin publik dhe privat pasi disa sektor duhet me pasur prioritet si ma te rendesishem si eshte ne rastin e Kosoves zhvillimi ekonomik shendetesia arsimi etj. bull Politika hapesinore - Ndikim hapesinor ne vendimmarrje ne sektore i pershkruar si politika hapesinore te cilat shpesh konsiderohen te sakta. bull Planifikimi Hapesinor - Eumlshte i interesuar te siguroje qe politikat hapesinore te kene ndikim te duhur dhe te koordinuar ne interes te zhvillimit te qendrueshem hapesinor.
Ekspertet e emeruar ne KPHK duhet te japin mendime propozime verejtje konstruktive dhe profesionale me argumente te qendrueshme pa anime politike rajonale apo grupore dhe te percjellin zbatimin e te gjitha dokumenteve hapesinore si dhe rishikimin harmonizimi dhe plotesimin e ligjeve dhe akteve nen ligjore qe e perthekojne fushen e Planifikimit Hapesinor ne Kosove. Obligimet qe rrjedhin nga detyrimet e programi te Ministrise MMPH dhe Qeverise te Republikes se Kosoves ne fushen e Planifikimit Hapesinor te cilat i aprovon Kuvendi i Kosoves duke respektuar interesat e shtetit te Kosoves. Te gjitha keto jane detyrat kryesore te Keshillit te rendesishme per funksionimin e nje shteti si eshte Kosova.
Ka shume detyra tjera komplekse te Keshillit KPHK qe duhet ti kryeje me pergjegjesi te plote se pari profesionale e pastaj morale si bull Percjellja e zhvillimeve hapesinore ne Kosove ne regjion dhe ma gjere propozimi i politikave hapesinore te sinkronizuara me principet evropiane. bull Te propozoi dhe keshilloi per metodologjite e punimit te planeve hapesinore dhe urbane ne te dy nivelet. bull Te propozoi masat per permiresimin e gjendjes ne hapesireposacerisht ne fushat e shfrytezimit racional te hapesires neper qytete tona si eshte trashegimia natyrore dhe kulturore si dhe hapat e rendesishme infrastrukturore si auto-rruget hekurudhat termo dhe hidro elektranat etj.
Keshilli ne bashkepunim me MMPH duhet te propozoi dhe definoi kriteret per planet hapesinore per caktimin e lokacioneve cakton kriteret per te percjelle udhezuar dhe vleresuar kualitetin e punes se Planeve Hapesinore dhe dokumenteve tjera te rregullimit hapesinor. Kriteret per objekte me rendesi te posacme per shtetin si jane zonat e parqeve industriale zonat per eksploatimin e pasurive natyrore mbitokesore dhe nentokesoresi dhe veprimet e tjera ne hapesire etj.
Qellimi kryesor i Keshillit duhej te jete pengimi i shkaterrimit dhe demtimit te hapesires e per kete ai do te propozoi te angazhoi bashkepunetoret e jashtem te cilet jane treguar si ekspert dhe shkencetar te mirefillte.
Duken te paarritshme utopike keto kerkesa por Qeveria e Kosoves duhet te filloje te zbatoje direktivat elementare te shtetesise te cilat jane obliguese sipas konventave protokolleve dhe direktivave nderkombetare te cilat ne te ardhmen duhet ratifikuar edhe ne fushen e Planifikimit Hapesinor ESDP ESPON etj. Me siguri keto ceshtje nuk munden te japin efekte te menjehershme pasi ato jane procese afatgjate.
Ishin keto vetem disa detyra kryesore qe duhet ti kete Keshilli si nje prej subjekteve me te rendesishme te shtetit. Keshillin e presin pune te shumta duke marr parasysh gjendjen reale ne tere hapesiren e Kosoves kerkohet nje pune e perkushtuar dhe nje angazhim maksimal i te emeruarve ne Keshill. Ai do tu mundesoje vendimmarresve te marrin vendime sa ma te mira te mundshme duke i mbrojtur interesat e shtetit. Uroi qe puna voluminoze e Keshilli do te vleresohet drejt dhe do te kete perkrahjen e domosdoshme nga faktoret vendimmarres ne Kosove. Kjo pa dyshim duhet te ndikoi pozitivisht ne zgjidhjen e problemeve te shumta hapesinore urbane dhe arkitektonike ne Republiken e Kosove.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›