E Diel, 1 Nëntor 2026

Prizreni me Këshill për trashëgiminë kulturore

Komuna e Prizrenit shumë shpejtë do të bëhet me Këshill për trashëgiminë kulturore, pasi ligji për Qendrën historike të qytetit i miratuar në Kuvendin e Kosovës e obligon formimin e tij. Këshilli i cili do t’i ketë 7 anëtarë kryesisht përfaqësues të bashkësive fetare, myslimane, katolike, ortodokse dhe ata të shoqërisë civile do të jetë monitorues i punës së Drejtorisë së Urbanizmit për zonën e mbrojtur.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit i ka dhënë dritën e gjelbër formimit të Këshillit për trashëgiminë kulturore, i cili pas kompletimit të tërësishëm detyrë primare do e ketë monitorimin e planit të konservimit në zonën e parë historike të Prizrenit.

Drejtori i Urbanizmit, Sadik Paçarizi i tha Radio Kosovës se këshilli do të përbëhet prej shtatë anëtarëve, tre prej të cilëve përfaqësues të bashkësive fetare, myslimane, katolike e ortodokse, një nga komunitetet, kurse të tjerët ekspert nga shoqëria civile.

Ai tha se kërkesa për emërimin e tij ka ardhur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, pas miratimit të ligjit për zonën historike në Kuvendin e Kosovës.

Paçarizi theksoi se pëlqimet e marra deri me dje nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore për ndërtime në zonën historike të qytetit tashmë do i kërkohen këtij këshilli.

“Detyrat e këshillit janë monitorimi i lëndëve dhe kërkesave të Drejtorisë së Urbanizmit, pëlqimi për leje duhet të jepet nga ta, e jo nga IMMK, sië ka qen”, tha Paçarizi.

E Këshilli për trashëgimi kulturore, sipas tij, për të gjeturat në zonën e parë historike do i raportojë Kuvendit të Komunës, pasi ky i fundit si monitorues e ka të drejtën e emërimit apo edhe shkarkimit të anëtarëve të tij.

Ndonëse jo edhe aq të informuar për punën dhe detyrat e këshillit, këshilltarët e Kuvendit të Komunës në Prizren i dhanë përkrahjen formimit të tij bazuar në ligjet e Kuvendit të Kosovës, por kërkuan që puna e Këshillit për trashëgimi kulturore. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›