Serbët fajësojnë EULEX-in për ndalimin e vizitës së Nikoliqit

Pas ndalimit për të hyrë në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, të kryetarit serb, Tomisllav Nikoliq, mediat serbe vazhdojnë të shkruajnë për këtë çështje.
Ish-sekretari shtetëror i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ksa theksuar për gazetën “Blic” se përgjegjësia për këtë ndalim bie mbi EULEX-in.
“Ky është mision, roli i të cilin nuk është vetëm këshillëdhënës por është edhe ekzekutiv. Ata kanë njësitë e tyre për veprime operative dhe është dashur që t’i iket situatës që gjithçka të lihet në vullnetin e autoriteteve të Prishtinës”, ka theksuar Ivanoviq.
Sipas tij, është plotësisht e papranueshme që të pengohet ardhja e përfaqësuesve serbë në Kosovë, vetëm pse kjo dikujt nuk i pëlqen. “Ky është shembull flagrant se si autoritetet në Prishtinë bëjnë presion në serbët të cilët përfaqësuesit nga Beogradi i përjetojnë si të vetmit”, ka thënë si, transmeton RTK.
Ivanoviq ka theksuar se pohimi Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi për reciprocitet nuk qëndron, sepse Kosova siç theskon ai, edhe “formalisht është pjesë e Serbisë, dhe se nuk mund të flitet për reciprocitet me Krahinën”./Indeksonline/