E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Policia lejon hyrjen e kriminelëve në kishë

( E plotësuar) Ka përfunduar protesta afër Kishës Ortodokse në Gjakovë, e organizuar nga aktivistë të Vetëvendosjes dhe organizatës së “Thirrjet e nënave”.

Sipas Vetëvendosjes autobusi në të cilin udhëtonin zyrtarë serbë u largua nga Kisha Ortodokse nën përcjelljen e forcave të shumta të Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, kujdesej për sigurinë e atyre që para 14 viteve, në Gjakovë, sikurse në të gjithë Kosovën, kanë kryer krime të mëdha të planeve për spastrim etnik të vendit tonë. Mbi 60 persona nga Gjakova janë ende të pagjetur; 1200 civilë nga Gjakova janë vrarë gjatë luftës së fundit; rreth 1000 gra gjakovare janë dhunuar; 6500 shtëpi dhe 715 lokale afariste dhe objekte të trashëgimisë kulturore në Gjakovë u shkatërruan. Shteti i Serbisë dhe kriminelët që kryen këto krime asnjëherë nuk janë dënuar. Duke i lejuar që të bëjnë vizita provokuese, këta kriminelë po rehabilitohen nga vetë Qeveria e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare” thuhet në një reagim të kësaj lëvizje.
 .....

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me organizatën “Thirrjet e nënave” dhe qytetarë të tjerë të Gjakovës po protestojnë duke bllokuar Kishën Ortodokse në Gjakovë, kundër ardhjes se zyrtarëve serbë me rastin e festës se Krishtlindjeve ortodokse

Sipas aktivisteve të VV-së brenda në kishë po merr pjesë edhe, ish kryetari Gjakovës Stejanovic, i cili njëherësh është i akuzuar për krime lufte.

Zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Adonis Tahiri ka thënë për Indeksonline se aktivitetit të VV-së i janë bashkuar organizatës “Thirrja e nënave” në protestë.

Ndërkohë, sipas tij, policia i ka larguar protestuesit nga hyrja në oborrin e Kishës për t’ia mundësuar autobusit që ka ardhur nga Beogradi të hyjë në Kishë. Tahiri, ka konfirmuar se dy aktivit të VV-janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta me emrat e kriminelëve serbë të luftës nga Komuna e Gjakovës, disa prej të cilëve gjinden tani brenda kishës”, ka thënë ai. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›