E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta kërkon nga BB mbështetje për investime

Ky i fundit pasi bëri një panoramë të përgjithshme të zhvillimeve ekonomike në vend, theksoi kontributin e rëndësishëm që Banka Botërore ka dhenë në zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë shqiptare, si në: energjetike, infrastrukturë, bujqësi etj.

Gjithashtu Meta vlerësoi se me ndihmën e Bankës Botërore, Shqipëria ka kryer reforma strukturore dhe ka përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit. Meta shprehu se qeveria shqiptare dhe dikasteri që ai drejton kane vullnetin dhe angazhimin e plotë për të çuar më tej bashkëpunimin me Bankën Botërore në funksion të financimit të projekteve energjetike, siç është edhe ai për sigurinë e digave. 

Zv/kryeministri kërkoi nga Znj.Okonjo-Iweala që përveç mbështetjes me financimeve të projekteve zhvillimore në arsim, shëndetësi, infrastrukture etj, qeveria shqiptare do të mirëpriste edhe asistencën teknike në forcimin e kapaciteteve menaxhuese  të projekteve nga administrata publike sipas metodave më bashkëkohore të vlerësimit të investimeve.

Nga ana e saj, Znj.Okonjo-Iweala vlerësoi performancën e ekonomisë shqiptare gjatë viteve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh optimiste se partneriteti me Shqipërinë do te intensifikohet më tej, duke u angazhuar se mbështetja financiare e projekteve energjetike mbeten prioritare për axhendën e Bankës Botërore në Shqipëri./Start/

                                                                                             2011-01-11 08:27
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›