E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi, Presidenti dënon trazirat që shkaktuan viktima

Ai gjithashtu mbrojti rekordin e qeverisë së tij përballë protestuesve mbi papunësinë, duke theksuar se do të krijojë më tepër vende të lira pune.

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën gjatë fundjavës në protesta.

“Ngjarjet ishin të dhunshme, shpesh të përgjakshme, dhe shkaktuan vdekjen e civilëve dhe plagosjen e shumë forcave të sigurisë”,  theksoi Ben Ali gjatë një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror.

“Ngjarjet ishin puna e bandave të maskuara, të cilët sulmuan gjatë natës ndërtesat qeveritare, madje dhe civilët në shtëpitë e tyre. Ky akt terrorist nuk mund të neglizhohet”.

Demonstratat në Tunizi janë shumë të rralla, ku ka kontrolle të hollësishme në parandalimin e mospajtimit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-10 18:39
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›