E Diel, 1 Nëntor 2026

Pr/ligji për SHISH, Rama: Berisha karshillëk SHBA-së

Rama tha se qëndrimi i kryeministri edhe karshi kritikave të ambasadorit të SHBA-së, janë një sjellje e pa tolerueshme.

“Kjo është një sjellje që nuk turpëron thjesht zotin Berisha, po turpëron Shqipërinë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, sepse është kryeqeveritari i këtij vendi ai që sillet me shqetësimin e mikut dhe aleatit më i madh i shqiptarëve, njësoj si komisionerët e Ruzhdies me lirinë e votës. Nuk është hera e parë që Sali Berisha u bën karshillëk Shteteve të Bashkuara në kundërshtim me interesat e Shqipërisë e të shqiptarëve, edhe këtë herë, në sfondin e karshillëkut provincial është kriza e demokracisë, e shtetit të së drejtës, e ekonomisë së vendit”, u shpreh Rama në një konferencë për shtyp.

Ai shtoi se qeveria nuk përfaqëson interesat e qytetarëve shqiptarë, përderisa nuk dëgjon reagimet e ambasadorit amerikan. “Shpërfillja e shqetësimit që Shtetet e Bashkuara shprehën publikisht përmes ambasadorit Withers, është e patolerueshme. Ne kërkojmë publikisht sot shpjegime nga kryeministri i këtij vendi për këtë shpërfillje, sigurisht bashkë me lajmërimin e tërheqjes së projektligjit”, tha më tej kreu socialist.

Rama ka kërkuar nga kryeministri berisha që të therë projektligjin në fjalë. “Unë i bëj thirrje zotit berisha ta tërheqë menjëherë, pa humbur asnjë ditë, projektin e turpshëm të kthimit të shërbimit informativ të shtetit në shik-un famëkeq që përgjonte e përndiqte kundërshtarët e tij në politikë, media e shoqërinë civile”, tha gjithashtu shefi i opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›