E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji për simbolet fetare, KMSH jep sqarime

Deri më tani, kjo ministri nuk ka reaguar publikisht ndaj shkrimeve të shumë medieve për të sqaruar se ç’përmban në vetvete ky pr/ligj dhe çdo të thotë “ekspozimi i simboleve fetare”.

Përballë interpretimeve të shumta që la shkas projektligji, reagoi sot edhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë, i cili thekson me anë të një deklarate, se ligji në fjalë nuk ndalon vajzat e mbuluara me shami në shkollat publike. Deklarata, sipas zyrës për shtyp pranë KMSH-së, publikohet pas konsultimeve që janë bërë me Ministrinë në fjalë.

“KMSH bën të ditur se në lajmet e servirura nga media ka një keqinterpretim të nenit 36, pika 4 ku thuhet se “ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveçse në shkollat ku mësohen lëndë fetare.” Në kontaktet që titullarët e lartë të KMSH-së patën me drejtuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është sqaruar se në këtë pikë nuk bëhet fjalë për cenim të lirive të individit, por kërkohet ndalimi i ekspozimit të simboleve fetare në ambientet e brendshme të shkollës, pra ka të bëjë me ambientet e mësimdhënies dhe jo me individin, të cilit i garantohet me Kushtetutë liria e besimit dhe e shprehjes”, thuhet në reagimin e KMSH-së.

                                                                                             2010-12-16 16:22
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›