Liderët evropianë takohen mes ankthit për eurozonën

Samiti dyditor pritet të çojë në arritjen e një marrëveshjeje për një sistem të përhershëm shpëtimi për vendet që hyjnë në borxhe të rënda.
Por, ende ka debate të mëdha lidhur me mënyrën se si një sistem i tillë duhet të operojë.
Ndërkohë, shqetësimet lidhur me stabilitetin financiar të Spanjës vazhdojnë teksa ajo u detyrua të paguajë përqindje më të lartë interesash në shitjen e bondeve qeveritare.
Tregjet financiare të Spanjës po rishqyrtohen, teksa Republika e Irlandës u detyrua të marrë një paketë ndihme prej 85 miliardë eurosh, muajin që kaloi. Më parë, edhe Greqia mori 110 miliardë euro ndihmë nga BE-ja dhe FMN-ja./Start/Fatjon Prroni/
2010-12-16 18:08
[